Nis Formula 1 me befasi

Piloti i Lotusit, Kimi Raikonen është fitues i garës për Çmimin e Madh të Australisë, me të cilën garë ka filluar sezoni i sivjetshëm i Formula 1.
Finlandezi i Lotus fitoren e 20 në Formula 1, e shënoi në pistën "Albert park" me kohën 1:30:03.225 minuta, ose 12 sekonda para Fernando Alonsos së Ferrarit, i cili u rendit i dyti.
Ai u shfaq agresiv në pjesën e dytë të garës atëherë kur shumë pilotë nuk kishin strategji të qartë mbi gomat.
Për t’u lavdëruar puna e Ferrarit me dy pilotët e saj, Alonso dhe Massa respektivisht spanjolli u ngjit në podium në vendin e dytë ndërsa braziliani në vendin e katërt. Që të dy ishin shumë aktivë në Melbourne madhe spanjolli ishte pranë fitores porn ë xhirot e fundit nuk mundi të përballonte ritmin e Raikkonen.
Në vendin e tretë u ngjit ai që konsiderohet pretendenti kryesor për titullin, Sebastien Vettel.
Një garë positive edhe për Lewis Hamilton ndër më agresivët në pistë dhe me gjithë problemet teknike arriti të marrë vendin e 5 në garën e Australisë. Zhgënjimi më i madh erdhi nga McLareni, ku Button u pozicionua i 9 ndërsa Perez i 11-ti. /indeksonline/