E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis aplikimi i parkimeve me pagesë në Durrës

TIRANË, 6 tetor/ATSH/ Në Durrës ka nisur aplikimi i vendeve të parkimit me pagesë në rrugë dhe sheshe të qytetit.

Qytetarët mund ta kryejnë pagesën përmes një mesazhi në telefon ose me kartë bankare.

Flamur Gjuzi, drejtues i Policisë Bashkiake në Durrës, njofton se prej ditës së hënë ka nisur të aplikohet pagesa për parkimet në qytetin e Durrësit, sipas zonave. Pagesat variojnë nga 40 deri në 100 lekë/orë.

“Ka pasur edhe raste kur makinat kanë qëndruar me ditë në këto vendparkime. Për këto raste masat kanë qenë minimale, por në vijim masat do të jenë edhe më të rënda”, u shpreh ai.

“Në hyrje të këtyre tre shesheve do të jetë një punonjës i Policisë Bashkiake për të ndihmuar qytetarët. Në këto sheshe mund të parkohet vetëm nga ata që mund të paguajnë me kartë bankare”, përfundoi Gjuzi.

/m.m/a.f/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›