Nis bora në Kukës, zbardhet mali i Gjalicës

Nisin reshjet e para të borës në Kukës. Radio Televizioni Shqiptar sjell momentet e para kur flokët e borës u shfaqën në Malin e Gjallicës.
Bora nisi pas reshjeve të dendura të shiut, duke u shoqëruar edhe me temperatura të ulëta në këtë zonë.
Siç raportohet nga barinjtë, që mbarështojë bagëti në bjeshkën e Gjalicës reshjet e para nisën mesditën e së shtunës dhe aktualisht nuk paraqiten problematika.
Mali i Gjalicës, që është edhe më i larti në Kukës dhe ndër më të lartit në Shqipëri. Maja e tij është 2489 metra mbi nivelin e detit.
Gazetare Flutura Tota
/RTSH/