E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis festivali evropian i teatrit Kosovainfest

Prishtine Tetor NOA/ Milena Selimi - Tete shfaqje teatrore nga vende te ndryshme te Evropes do te prezantohen ne skenen e festivalit Kosovainfest prej dates 3 tetor e deri me 10 tetor.

Nata e pare e festivalit KosovaInfest do te hapet nga teatri Na Tahu Republika eke qe do te prezantohet me shfaqjen Tri vuajtjet e qytetarit Vanek autor Vaclav Havel me regji te Andrej Krob.

Ne naten e dyte me 4 tetor ngjitet ne skene Polonia me shfaqjen Bobok autor Fjodor Dostojevski regjia Grigori Lifanov.

Ndersa Italia zbret ne Kosove naten e trete te festivalit me shfaqjen Seigradi me bashkautore Arbib Luca Brinch Maria Carmela Milan Pasquale Tricoci Dario Salvagnini dhe Roberta Zanardo regjia nga Kompania Santasangre. Ne naten e katert Vladimir Kosara bashkeproduksion Mali i Zi dhe Maqedonia Zagorka PPO Antisoka Andovska Andovska me regji te Slobodan Milatoviq.

Ne naten e peste Kujtimet e nates nga teatri i objekteve surrealiste me prezencen enigmatike te Philipp Bow nga Zvicra nen regji te Matthias Ruttimann.

Ne naten e gjashte jepet shfaqja Beselam pse me flijojne nga Teatri Kombetar i Kosoves me regji te Fatos Berishes ndersa autor Rexhep Qosja.

Ne naten e shtate ne skene ngjitet shfaqja Kush ka frike nga Virginia Woolf nga Teatri Kombetar i Tiranes ne regji te Kushtrim Bekteshit dhe autor Eduard Albee.

m.s/n.e/NOA

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›