E Diel, 1 Nëntor 2026

Del libri Viti 97 - Prapaskenat e krizes qe rrenuan shtetin

Tirane 4 tetor NOA /Milena Selimi- Shtepia botuese Toena ka hedhur ne qarkullim librin e ri te gazetarit Mero Baze Viti 97 -Prapaskenat e krizes qe rrenuan shtetin nje liber trondites per sa i perket deshmive autentike qe sjell.

Nje realitet politik dhe shoqeror jo shume i larget ne kohe qe me se shumti i shmangemi ta risjellim ne kujtese sepse pervec se eshte i ngarkuar me ngjarje tejet te dhimbshme na mbush edhe me deshperimin qe la pas rrenimi i strukturave shteterore.

Ky liber vec deshmive te shkruara permban edhe shume faksimile dhe material ilustrativ element ky qe e ben edhe me te besueshem argumentin. Te gjithe personazhet politike te kohes qe luajten nje rol ne ngjarjet e viteve 96-97 jane te pranishem.

Parathenie nga Mero Baze

Ne jeten time ky eshte libri qe me ka marre me shume kohe derisa vendosa ta botoj por dhe me pak kohe se cdo liber tjeter per ta shkruar. shte historia e rrenimit te demokracise shqiptare nga e cila ende vazhdojme te vuajme e qe ze fill me goditjen vdekjeprurese te zgjedhjeve ne Shqiperi me 26 maj 1996. Libri ndricon periudhen nga 26 maji i vitit 1996 kur ne Shqiperi u destabilizua procesi i pare zgjedhor deri me 29 qershor 1997 kur shqiptareve iu desh te benin nje pale zgjedhje te tjera po aq te keqija per te imituar nderrimin e pushtetit formalisht me zgjedhje.

Ne qender te librit eshte historia e Presidentit Sali Berisha prapaskenat qe kane diktuar shume nga zhvillimet e asaj kohe treguar permes deshmive te mia personale si gazetar dhe mik shume i afert me te. Nuk eshte nje liber qe thote ndonje gje qe nuk e keni pare apo degjuar por eshte nje liber qe thote gjera qe asnje lexues nuk kishte se ku ti shikonte apo ti degjonte.

Libri nuk tregon cdo detaj te historise politike te Shqiperise se atyre viteve por vetem ato detaje te rendesishme ku une si nje njeri i afert i Presidentit te vendit isha deshmitar protagonist dhe here-here gazetar. Ne kete veshtrim mund te quhet nje kontribut gazetaresk i vonuar per te kompensuar te gjitha borxhet qe i kam profesionit nga koha kur kaloja me lehtesi nga gazetar ne protagonist te nxitjes dhe zhvillimit te shume prej atyre ngjarjeve qe po i kushtojne ende Shqiperise.

Historia e rrenimit te zgjedhjeve ne Shqiperi eshte trauma me e madhe qe ky vend ka pesuar pas renies se komunizmit. Te rrenimi i tyre duhen kerkuar sot rrenjet e shume prej problemeve te medha qe ka vendi sic eshte mosreformimi i klases politike mbetja ne pushtet per dy dekada e dy-tre emrave te politikes shqiptare lidhjet e tyre me krimin e organizuar dhe nentoken e mafies rajonale dhe boterore dhe mbi te gjitha vazhdimi i tradites se zgjedhjeve te vjedhura.

Me eshte dashur qe kete liber ta hedh ne leter per nje muaj por ta mbaj per gati 14 vjet ne forma te ndryshme ne kompjuter dhe ne mendje. Disa episode te tij i kam botuar ne vitin 2001 dhe me pas por si liber i plote eshte shkruar kete vere. Per te qene realist kane qene dy figura te rendesishme politike ne vend qe me kane detyruar te mendohem per botimin e tij Sali Berisha dhe Ilir Meta me te cilet me ka lidhur nje miqesi dhe armiqesi e skajshme gjate karrieres se tyre politike ne varesi te raporteve qe ata kishin me pushtetin. Por per hir te se vertetes atehere nuk mendoja kurre se 12 vjet me pas keta njerez do te ishin serish ne pushtet madje te dy bashke ne nje qeveri. shte kjo arsyeja pse kete vere te thate gazetareske - ku nga faqet e gazetave mund freskohesh vetem me thashetheme te jetes roze per cengiet e pushtetit dhe lajmet e lejuara nga nje qeveri qe bashkon poziten dhe opoziten e vitit 1996-1997 - vendosa ta thyej embargon me veten dhe ta shkruaj kete liber.

Ne te do te gjeni lidhjet e vjetra te Presidentit Sali Berisha me ish-nenkryetarin e Partise Socialiste Ilir Meten angazhimin e strukturave te Sherbimit Informativ Kombetar drejtuar nga Bashkim Gazidede ne krah te Ilir Metes me qellim qe te merrte kontrollin mbi Partine Socialiste perpjekjet per ta zhvendosur debatin nga prishja e zgjedhjeve te jeta e brendshme politike ne Partine Socialiste dhe me pas ngjarjet tronditese te vitit 1997 medyshjet e dhimbshme te Sali Berishes per te perdorur forcen ose per ta orientuar Shqiperine drejt botes islame netet e krizes se tij politike psikologjike dhe njerezore lidhjet e tij me persona kyc qe me pas u shfaqen si krahu financiar me i fuqishem i Al Qaeda-s si dhe ikjen e tij nga pushteti.

Brenda ketij rrefimi mos prisni ndonje gjyq pasi une deshmoj per veten time dhe jo per te tjeret. Megjithese nuk jam fajtor une jam pjese e pergjegjesise ne shume nga keto histori per aq pergjegjesi sa mund te kete nje gazetar me ndikim dhe mik i afert ne disa caste dhe i vetmi i njeriut qe i kishte - dhe qe iu shkermoqen sakaq - te gjitha pushtetet ne kete vend.

Per kete arsye me shume se nje liber per ti bere te tjeret te ndihen keq ky eshte nje liber qe me ben mua te ndihem i qete per nje segment te jetes sime qe po ta jetoja serish patjeter qe do ta jetoja ndryshe. Mes te sotmes dhe asaj kohe nuk jane vetem 14 vite ne mes por edhe nje ndricim me i madh per vlerat e rrenuara te demokracise per pasojat qe do te vazhdojne gjate per shkak te rrenimit te zgjedhjeve dhe mbi te gjitha per mbijetesen e politikaneve me parime te rrenuara politike dhe morale te cilet jane gati ta mbajne kete vend te ngujuar mbi germadhat qe kane prodhuar vetem qe te mos ikin nga pushteti.

Dy fjale per autorin e librit

Mero Baze i perket brezit te pare te gazetareve te pluralizmit ne Shqiperi qe nis pas vitit 1990. Deri ne vitin 1992 punoi si gazetar dhe bashkepunetor ne gazetat e para te shtypit pluralist. Ne maj te vitit 1992 u emerua Drejtor i Lajmeve ne ATSH Agjencia Telegrafike Shqiptare ku qendroi deri ne dhjetor te vitit 1993. Prej janarit te vitit 1993 ai ishte zgjedhur nderkohe Kryetar i Lidhjes se Gazetareve te Shqiperise. Pas miratimit te nje ligji per shtypin Baze dha doreheqjen pasi u refuzuan komentet e tij kunder projektligjit. Prej fundit te vitit 1993 ai punoi si komentator politik prane gazetes Rilindja gazete e Kosoves qe botohej ne Tirane. Ne fillim te vitit 1995 filloi punen si reporter i radios amerikane Zeri i Amerikes.

Ne janar te vitit 1999 filloi pune si gazetar i radios Evropa e Lire nga Tirana kryesisht per ceshtje qe lidheshin me Kosoven. Ne ate kohe botoi nje liber mbi ndikimin e Shqiperise ne luften e Kosoves me titull Shqiperia dhe Lufta ne Kosove dhe me pas nje tjeter liber me titull Rambuje mosmarreveshjet per paqe. Ne korrik te vitit 1999 themeloi gazeten Tema eee.tema.al.Pas vitit 2005 edhe pse Baze ka qene njohur si kritik i se majtes ne pushtet ai u be mjaft kritik ndaj qeverise se kryeministrit Sali Berisha. Pas tragjedise se Gerdecit me 15 mars 2008 ku humben jeten 26 persona Baze u be perseri zeri me kritik ne gazetarine shqiptare kunder qeverise. Ne mars te vitit 2008 ai botoi librin tjeter publicistik Perballja me antiopozitarizmin nje analize e hollesishme e kultures politike antiopozitare ne Shqiperi gjate viteve 1997-2002. Prej shtatorit te vitit 2008 ai ideoi dhe udhehoqi per dy vjet emisionin Faktor Plus i cili u nderpre ne vitin 2010.

m.s/n.e/NOA

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›