Hejg: çështja e Kosovës ka marrë fund
“Britania e Madhe beson se statusi i Kosovës si shtet me territor të përcaktuar në kufijtë e tanishëm, paraqet forcë pozitive stabiliteti për Ballkanin perëndimor”, thuhet në deklaratën e shefit të diplomacisë britanike. Ai ftoi Kosovën dhe Serbinë të hapin një kapitull të ri në marrëdhëniet mes tyre, për të shpejtuar hapat drejt integrimit në strukturat euroatlantike.
“Procedura ligjore per GJND-në ka përfunduar. Kjo do të thotë edhe fund i debatit për statusin e Kosovës”, thuhet midis të tjerash në deklaratën e ministrit të Jashtëm britanik, Uiliam Hejg, ndërsa rikonfirmoi mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për perspektivën evropiane të Kosovës dhe Serbisë.