Nis gjyqi ndaj ish-te perndjekurit politik Perikli Shqevi

Ish i përndjekuri politik Perikli Shqevi, i akuzuar se dogji shokun e tij Gjergj Ndreca gjatë grevës së urisë, kërkon pafajësi. Shqevi kërkon t’i shpëtojë denimit, duke përdorur si analogji vendimin e pafajësisë së Ilir Metës. Video ku shqevi shihet qe i ve flaken shokut te tij, te lyer me benzine, sipas tij duhet te trajtohet njësoj si video e regjistruara nga deputeti Dritan Prifti brenda zyrës së tij.
Kjo kërkesë ju parashtrua trupës gjykuese, në seancën e parë gjyqësore të zhvilluar ndaj të pandehurit Shqevi, mbi të cilin rëndon akuza e “plagosjes së rëndë me dashje”. Prokurori Blerim Tominaj gjate seances akuzoi Shqevin se mëngjesin e 8 tetorit 2012 i ka vënë zjarrin grevistit Gjergj Ndreca. Vet i pandehuri në asnjë rast nuk e ka pranuar akuzën e zjarrvënies. Prokuroria kërkoi të pyeten pesë dëshmitare, mes tyre edhe Gjergj Ndrecën që tashmë ka kërkuar azil politik në Suedi.