E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Rama politike me prerje kokash PD ska kete skenar

Kryeministri Berisha zhvilloi një bashkëbisedim me gazetarë, ku në fokus ishin, çështjet ekonomike, si dhe aktualiteti politik. 
Të vendosura në një videoprojektor studimet e organizatave ndërkombëtare që meren me vlerësimin e këtij sektori, këto të dhëna ishin pikat e referencës e fjalës së Kryeministrit Berisha. 
Por të ardhura më së shumti si vlerësime për hapat e ndjekura nga ekonomia shqiptare, sipas kreut të qeverisë, këto të dhëna janë një përgjigje konkrete ndaj të gjitha akuzat e kritikat e ardhura nga opozita parlamentare. 
“Opozita me një lehtësi, në mënyrë të përgjithshme, ka hedhur poshtë të dhëna, statistika, ka shpallur shumë herë se vendi është në krizë, se buxheti s’ka para për rroga, se ato s’do paguhen. Mirëpro opozita nganjehëre dhe media, duhet të kenë parasysh se është koha globale dhe kriza globale, pavarësisht se nuk na preku ndikoi në ekonomi. Por janë një seri vlerësimesh për ekonominë shqiptare, që faktojnë se: ekonomia i rezistoi krizës, nuk njohu recesion. I rezistoi krizës falë reformave së thella dhe të gjithanshme që u ndërmorën para krizës”, vuri në dukje Kryeministri. 

Sipas tij, ishin pikërisht këto reforma ato të cilat u bënë mburojë përkundrejt krizës. 
Ndër këto reforma ishin taksa e sheshtë 10%, ulja e kontributeve të sigurimeve shoqërore nga 42% në 24%, ulja e një seri tarifash dhe heqja e tyre, duke sjellë rritje rrogash e pensionesh. 
Por nga ana tjetër qeveria hartoi dhe paketën e dytë të reformave, nisur nga fakti se sipas kreut të qeverisë, në mënyrë të paparashikuar ky do jetë vit i recesionit për evropian. 
“Në doktrinën ekonomike, liberale këshillohet të mos taksohet kapitali, këtu është fjala për makineritë, por të taksohet prodhimi. Arsyeja është shumë e drejtë. Duke taksuar kapitalin ti merr një TVSH që nuk është konsumuar. Së dyti, synimi ynë duhet të jetë nxitja e prodhimit dhe taksimi i tij, por duke taksuar gjithçka që përdoret për prodhimin, ti krijon një presion fiskal mbi rritjen e prodhimit. Problem i është se janë të pakta ato qeveri që provojnë ta zbatojnë këtë praktikë, këtë vit këtë hap mendoi ta ndërmarrë qeveria shqiptarë. Ndaj vendosëm të heqim çdo tarifë doganore dhe çdo taksë mbi çdo makineri. Nga të gjitha taksat që kemi ndërmarrë Kjo është ndërhyrja më radikale. Pas taksës së sheshtë kjo është ndërhyrja më e madhe në revolucionin fiskal”, theksoi Berisha. 
Në këtë linjë, shefi i mazhorancës, risolli në kujtesë dhe nismën për heqjen e tatimit mbi të ardhurat personale mbi të gjithë punonjësit nën 30 mijë lek në muaj, si dhe heqjen për 3 vjet nga çdo detyrim tatimor për punësimin e çdo të riu. 
Akuza e PS për vjedhje programi
Britmave të socialistëve do t’iu përgjigjem me një propozim që me dha një mik në facebook: jepu një copë program që tu mbyllësh gojën, jepua për sevap... Nëse keni dëgjuar tjetër përveç taksës progresive, asaj të Marskit dhe Spiro Kolekës. Ka mbetur i vetmi njeri që qarkullon me këtë taksë. Ajo do të thotë që të shtojë urrejtjen klasore ne vend. Programi i tyre përveç kësaj takse nuk ka asgjë reale. Madje ka thënë që do të kthejë sistemin shëndetësor të Enver Hoxhës. 
Listat e kandidatëve Kryetari i PS-së po ndjek një praktikë terrori mbi deputetë. Miliardarizim i Partisë Socialiste me disa njerëz që me Ramën kanë një histori të veçantë. Nëse unë do të paraqes deputetët do i paraqes ato si kandidatë për deputet qarku në shkallë vendi. Rama po përgatit politike me prerje kokash. Unë nuk do bëj prerje kokash. Ne nuk jemi parti prerje kokash, por jemi pro vlerësimit të atyre që kanë kontribuar. 
Referendumi për tre ligjet Nëse zoti Rama nuk do referendumin është i lutur të vijë të votojë ligjet, që siç dhe deklarova në Kuvend, jemi të gatshëm t’i votojmë në çdo kohë. Urojmë që zoti Rama mesazhin e Fyles, dhe të ambasadorëve Sequi apo Arvizu, të mos e interpretojë si thirrje për të mos votuar ligjet, por për t’i votuar. U thotë socialistëve se nuk do njohim rezultatin, por ai e lexon kokëposhtë thirrjen. Ka të bëjë me interpretime sipas interesit të deklaratave. Por mirë është të marrësh tërësinë e tyre.
Fotoja e publikuar  Ministria po zhvillon një hetim dhe ky hetim do të zbardhë çdo detaj, mbi vrasjen e kryekomisar Lamaj. Nëse do të niseshim nga fotografitë Rama do të dilte jo anëtar por kryetar i Hakmarrjes për Drejtësi. 

Koalicionet parazgjedhore PD aktualisht është në koalicion me LSI me PDIU dhe është e hapur për koalicione. Ky është një ndër koalicionet qeveritare më të suksesshmit dhe më i qëndrueshmi në këto 20 vite. ka qënë mandati më i suksesshëm për sa i përket realizimeve të gjithanshme të vendit. LSI duhet të jetë e bindur se pa këtë koalicion nuk do mund të kishte luajtur këtë rol të 4 viteve në pushtet. Është krijuar në mënyrë të padiskutueshme një traditë mes këtyre dy forcave. Partia Demokratike është e hapur për koalicion. LSI do të shqyrtojë dhe do marrë vendime në interesin e saj, por ka një gjë, trashëgimia, tradita e krijuara gjatë këtyre viteve është pozitive, që do të thotë se e bën LSI, aleatin potencial më të mundshëm para dhe pas zgjedhje. Zotëria i vë kushtet, i pari ik nga qeveria, i dyti prano taksën Koleka. Në nuk kemi kushtet, programin e kemi të ujdisur. Në vitin 2009 LSI u ftua me ofertë të jashtëzakonshme nga Edi Rama por Meta e refuzoi me gjakftohtësi, sepse zoti Rama e bazonte ftesën e tij në kërkesa korruptive. Dihen marrëdhëniet me Edi Ramën, janë të karakterizuara nga një pabesi ekstreme e tij. Pse u bë darka, kishte një qëllim sanksionimin e mikut Preç Zogaj në listë, por Rama i nxori të gjithë aleatët, i ka ngelur vetëm avokati.   Ndërkohë PDIU, e kemi aleat me këtë parti do shkojmë në zgjedhje, do bëjmë çdo gjë që të jenë të lira e të ndershme, do t’i fitojmë ato nëse shqiptarët do vlerësojnë programin tonë.  Sa i përket mundësisë së koalicionit mes LSI dhe PBDNJ, janë të dy aleatët tanë. Me LSI unë jam në qeveri, me PBDNJ-në unë kam historinë e bashkëpunimit, ndaj unë nuk shoh asnjë lloj problemi përkundrazi të dy janë aleatë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›