E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis gjysmëfinalja e tretë e Albania’s Got Talent, LIVE në ekranin e Vizion Plus

Ka nisur gjysmëfinalja e tretë e Albania’s Got Talent, e cila po transmetohet LIVE në Televizionin Kombëtar Vizion Plus.

Nën moderimin e Isli Islamit dhe jurisë së përbërë nga Agron Llakaj, Kastro Zizo, Adelina Ismajli dhe Elsa Lila, 10 talente do të ngjiten në skenë mbrëmjen e sotme, për të synuar finalen e madhe ku do të luhet për çmimin prej 20 mijë euro.

Vetëm dy do të jenë konkurrentët që do të fitojnë zemrën e jurisë, për të kaluar kështu në fazën e fundit, në magjinë e finales.

Por se kush do të jenë talentet finalistë, ndiqeni mbrëmjen e sotme në orën 21.00 në ekranin e Vizion Plus, në livestream vizionplus.tv dhe linkun e YouTube.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›