Fest 64/ Tommy Cash premton koncert në Tiranë dhe përshëndet me simbolin e shqiponjës me duar

Artisti estonez Tommy Cash, i njohur për performancat e tij provokuese dhe energjike, la mesazhe emocionuese për publikun shqiptar gjatë Festivalit të 64 të Këngës. Pas performancës së tij elektrizuese, ai premtoi se do të kthehet me një koncert në Tiranë.
“Herën tjetër do të bëj një koncert të vërtetë këtu në Tiranë. Ishte hera e parë që këndova live me orkestër dhe ndodhi në këtë festival. Sapo përfundova turin tim të madh, do të kthehem sërish, ju premtoj,” tha Tommy Cash.
Në fund të performancës së tij, artisti përshëndeti publikun duke bërë shenjën e shqiponjës me duar, duke treguar respektin dhe lidhjen me fansat shqiptarë.
/rtsh.al/