Nis hartimi i listave per deputete ne PS
Partia Socialiste ka nisur hartimin e listave per deputete.
Rama prej disa javesh ka nisur prezantimin e prurjeve të reja në selinë rozë dhe më pas konfirmimi i tyre edhe si kandidatë për deputet. Deri tani janë konfirmuar emrat e Alfred Pezës, I cili do të jetë kandidat në Peqin, biznesmeni Parid Cara në Kavajë, ish-prokurori, Vexhi Mucmata në Kukës, Ilirjan Celibashi në Fier. Dy prezantimet e radhes te kryetarit Rama pritet te jete ai i Shkëlqim Cani në Dibër dhe Erjon Veliaj në Pogradec.
Kandidatet e rinj jane prezantuar me entuziazem nga kryetari Rama, por krejt ndryshe e perjetojne deputetet qe nuk do te rikandidohen.
Burime brenda PS-së bëjnë me dije se tashmë janë thuajse të konfirmuar edhe emrat e parë të atyre qe do te jene ish-deputete pas 23 qershorit. Bëhet fjalë për 3 deputetët e Fierit Piro Lutaj, Ervin Koci dhe Albert Caci. Ne listen e te perjashtuarve pritet te jete edhe deputeti i durrësit Gazmir Bizhga dhe ai i Beratit, Marko Bello. Por nuk jane keta deputetet e vetem qe po ndjekin me shqetesim kete proces. Deputetet, Erion Brace, Asllan Dogjani dhe Arben Isaraj kane guxuar te kritikojne publikisht kryetarin per vendimarrjen e tij pa respektuar strukturat e statutin e PS-se.
Rama mësohet se ka nisur negociatat për të qetësuar situatën me disa prej deputetëve që kanë reaguar fort pas vendimeve të fundit të tij dhe mesohet se surprizat nuk do të mungojnë…
Zhvendosja e zonave te kandidimit eshte nje tjeter situate qe po shihet me vemendje ne seline roze. Prezantimi i kandidatëve të rinj ka krijuar edhe efektin domino në pozicionimet e deputetëve të cilët në listën e Edi Ramës do ti nënshtrohen një tjetër konfigurimi. Delikat është rasti i deputetit socialist Taulat Balla I cili është mandatuar per 2 here rradhazi në Librazhd, ndërsa Rama mesohet te kete vendosur ta përfshojë në listën e qarkut të Tiranës. Duket se vetë Balla nuk është dakord me këtë vendim dhë kërkon të mos tradhëtojë mbështetësit e tij në Librazhd. Ndersa Balla mund te lere kete qark, Bashkim Fino mesohet te kete nisur punen per te maksimizuar voten socialiste ne kete zone. Lista e qarkut te Elbasanit do te kryesohet nga Ben Blushi, I cili prej 2 vjetësh është edhe I deleguar i kryesisë në këtë qark. Ndersa Valentina Leskaj e zgjedhur në vitin 2009 në Elbasan do të transferohet në 23 qershor në listën e kandidatëve në Vlorë.
Mimi Kodhelit e cila në vitin 2009 ishte pjesë e deputetëve që dolën në qarkun e Tiranës, do të garojën në qarkun e Lezhës. Po ashtu edhe deputetja Eglantina Gjermeni që është e zgjedhur në Tiranë, do të zhvendoset në qarkun e Durrësit.
Listes se Tiranes i shtohet kryetarja e gruas socialiste Olta Xhaka, e cila u zgjodh për herë të parë deputete në Korcë dhe dhe Sadri Abazi që udhëhoqi listën e Dibrës ne 2009-en.
Ndryshe nga sa ndodhine 2009-en, kur emrat e kandidateve u mesuan ne momentet e fundit, kreu i PS ka nisur prezantimin e kandidateve gati 4 muaj para zgjedhjeve.