E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anetaresimi ne BE Problem reformat ne vendet aspirante

Integrimi duket se ka humbur aktualisht fuqinë manjetike tek vendet e Ballkanit. Shumë përpiqen që fajin për këtë t’ia vënë krizës ekonomike dhe financiare. Por kriza nuk është i vetmi faktor. Ajo s’ka bërë gjë tjetër veçse ka evidentuar problemet ekzistuese. Ky është perceptimi që kanë përcjellë përfaqësues të vendeve të Ballkanit në konferencën e organizuar nga grupimi socialist në Parlamentin Europian. Ndërkohë për Brukselin, janë vendet aspirante ato që po neglizhojnë reformat e integrimit për t’u marrë me çështje të brendshme.

"Lodhjen e zgjerimit nuk e dëgjoj nga shtetet anëtare të Bashkimit Europian, por nga shtetet kandidate dhe aspirante. Problemi nuk është lodhja e zgjerimit, por lodhja e reformave në vendet përkatëse. Më shqetëson fakti që në shumë vende të Ballkanit, politkanët po i japin prioritet politkës së brendshme në dëm të reformave të integrimit. Të luash lojën e integrimit në 2013 është e rëndësishme, sepse nuk e di se ç’rregulla loje do ketë në 2014"-deklaroi komisioneri për Zgjerimin, Fyle.

Thembra e Akilit është papunësia dhe përkeqësimi i të drejtave sociale në BE dhe Ballkan. Ndaj ky dimension merr një rëndësi të veçantë në qasjen aktuale të zgjerimit të BE-së

“Ashtu si një demokraci varet nga funksionimi i shtetit ligjor, po ashtu varet ajo edhe nga kohezioni social. Të dyja duhet të zhvillohen paralelisht jo vetëm në nivelin e brendshëm , por edhe në nivelin europian"-shprehet Jan Marinus Ëiersma i Institutit të marrëdhênieve Ndërkombëtare në Hollandë.

"Ne do të fokusohemi te qeverisja ekonomike duke i kërkuar vendeve aspirante të forcojnë strategjinë e tyre ekonomike afatmesme. Do të fillojmë gjithashtu një dialog mbi punësimin dhe masat sociale për t’ju përgjigjur problemeve në terren”- vijoi Fyle.

Për Bashkimin Europian, kriza ekonomike dhe financiare nuk duhet të dekurajojë vendet e Ballkanit që të plotësojnë me ritëm të shpejtë refromat e integrimir, që i shërbejnë së pari qytetarëve të këtyre vendeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›