Nis kompensimi i ish pronarëve, AKKP ndan këtë javë 45 mln lekë
Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ka përfunduar procesin e shqyrtimit të kërkesave të pronarëve duke i hapur rrugë kështu procesit të kompensimit. Këtë javë pritet të ndahet shuma prej 45 milionë lekësh, për një pjesë të ish pronarëve, ndërkohë që do të vijohet hap pas hapi me të gjithë kërkesat e shqyrtuara.
Përfituesit
Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave njofton subjektet e interesuara se vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë disponibël në llogaritë e tyre bankare në ditët e para të kësaj jave. Bëhet fjalë për shqyrtimin e kërkesave të pronarëve, pasuria e të cilëve është prekur nga ndërtimet informale dhe që përfitojnë kompensimin apo shpërblimin e saj me këstin e parë, të dytë dhe të tretë, në masën prej 47% të shumës së përgjithshme në të holla, të miratuar me vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave.
Fondi për pronarët
Në buxhetin e vitit 2013 është parashikuar një fond prej 1.8 mld lekësh për kompensimin e ish/pronarëve. Por nisur nga të dhënat zyrtare duket qartë se fondet e qeverisë për kompensimin në vlerë të ish pronarëve, do të vijnë në ulje nga viti në vit. Nëse për vitin aktual, fondi për kompensimin e ish-pronarëve është lënë 1.8 miliard lekë, për 3 vitet e ardhshme 2014-2016, ky fond do të ulet në 1.3 miliard lekë.
Fondi special
Fondi special për kompensimin e pronave u krijua në shkurt të vitit 2010. Në këtë fond përfshihen të ardhura nga buxheti i shtetit, nga shitja n ankand e pasurive shtetërore n masn 65 % e vlers s shitjes pr objektet dhe n masn 100 % t vlers s shitjes pr truallin, të ardhura të arktuara nga individët në emër të të cilëve legalizohen parcelat ndërtimore; t ardhura t krijuara nga vetë AKKP gjatë procesit të tjetërsimit të sipërfaqeve shtetërore; t ardhura t tjera q sipas ligjeve t veçanta apo akteve nnligjore, kalojn pr llogari t fondit t kompensimit t pronave; t ardhura nga donator t ndryshm. Subjekte prfituese t ktij fondi nuk jan vetm subjektet e shpronësuar q kan fituar t drejtn pr kompensim sipas ligjit nr.9235/2004 Pr kthimin dhe kompensimin e prons, por dhe pronart q kan fituar t drejtn pr shprblim sipas ligjit nr.9482/2006 Pr legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndrtimeve pa leje, n varsi t t ardhurave t arktuara nga transferimi i pronsis s parcelave ndërtimore.
Fondi special
Ndërkohë pak kohë më parë u ndryshua edhe procedura për krijimin e fondit special për kompensimin e pronave duke reduktuar të ardhurat që do të vijnë nga ky fond. Deri tani fondi i kompensimit shkonte 65 % e vlerës së objekteve shtetërore që shiteshin me ankand, por ndryshimi i fundit ligjor e çon fondin nga 20 -65% të vlerës, duke i reduktuar ndjeshëm të ardhurat për kompensimin e pronarëve.
Fondi për vitin 2013
Buxheti i fondit për kompensimin në vlerë të pronarëve për vitin 2013 është 1,8 miliardë lekë. Në këtë fond buxheti i shtetit do të kontribuojë me 300 milionë lekë ose 3 milionë dollarë, ndërsa 1,5 miliardë lekë të tjera pritet të sigurohen nga procesi i legalizimeve. Një procedurë e veçantë do të ndiqet për dosjet kur rastet e vendimeve janë ndryshuar pjesërisht. Sipas përcaktimi ligjor, për efekt klasifikimi do të merret numri dhe data e vendimit bazë, që është më i hershëm në radhë kronologjike. Kompensimi do të bëhet për pronën e llojit truall, në bazë të çmimit të përcaktuar në hartën e vlerës, të miratuar sipas vendndodhjes së pronës që kompensohet.
Fondi për pronarët për vitin 2013
1) Të ardhurat 1 800 milionë lekë;
2) Të ardhura të tjera 1 500 milionë lekë;
3) Transferimet nga buxheti i shtetit 300 milionë lekë;
4) Shpenzimet 1 800 milionë lekë.