E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dojaka: Në Parlamentin e ri, rezoluta çame do të votohet nga të gjithë deputetët

Kreu i Aleancës Popullore, Artur Dojaka: Pse nuk kandidoj për deputet

artur-dojaka22-1024x1015Kryetari i Aleancës Popullore, Artur Dojaka, në një intervistë për Tonight Ilva Tare ka folur për çështjen çame, pse bëri koalicion me Edi Ramën dhe mbi të gjitha mbi rezolutën çame. Ai theksoi se në legjislaturën e re, kjo rezolutë do të votohet nga i gjithë Parlamenti, dhe jo vetëm nga disa deputetë. Ai ka shigjetuar edhe kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizin, për dështimin e tij për rezolutën çame. Më tej ai ka shpjeguar se pse la biznesin dhe pse i hyrë politikës. Gjithashtu Dojaka sqaroi edhe pse ai nuk kandidon si deputet në zgjedhjet e 23 Qershorit.

Rezoluta çame e cila nuk hyri në fuqi as në përfundim të kësaj legjislature ishte dështim i komunitetit çam, i politikës shqiptare, dobësi e shtetit shqiptarë apo përparësi e interesave të shtetit grek në Shqipëri?
Së pari, pasi që PDI-ja e asaj kohe ishte pjesë e zgjedhjeve të 2005, por në të njëjtën kohë më kujtojnë edhe ato. Dhe jemi pas afërsisht 8 vitesh ku kauza çame pasi pati një ecuri në drejtimin e duhur, pas 2009 kur ne më në fund me një deputet tonin morëm pjesë në një parlament, atëherë filluan dhe hapat mbrapa të çështjes tonë. Një nga pikat ishte dhe është edhe miratimi i rezolutës çame, unë nuk do të doja të hyj në hollësira, 53 vota apo 55 vota, për një arsye të vetme se AP si komunitet çam si lëvizje çam ne gjejmë mbështetjen e mbarë popullit kudo ndodhur brenda dhe jashtë Shqipërisë dhe miratimi i rezolutës çame e cila do të ndodh në legjislaturën tjetër ku Aleanca Popullore do të jetë pjesë e Parlamentit shqiptar votimi do të jetë unanim ashtu siç është edhe mbështetja popullore. Të gjithë deputetët do të votojnë pro rezolutës çame e cila nuk është se do të jetë zgjidhja e çështjes çame.
Po vini një bast të rrezikshëm politik
Unë si pjesëtar i komunitetit çam absolutisht nuk marr përsipër të vë baste për çështje kaq të rëndësishme siç janë çështjet e rezolutës çamë të cilat kanë të bëjnë kryekëput me dinjitetin e komunitetin tonë dhe nuk mund tia lejoj vetes që ta hedh në bast një dinjitet të tillë, por shpreh bindjen time që rezoluta çame do të votohet unanimisht në parlamentin e ardhshëm.
Pse nuk u miratua në këtë legjislaturë, dështuat ju si komunitet pasi jeni të përçarë dhe nuk arritët të bashkoheshit apo të kishit një zë më të fortë, dështoi politika, Shqipëria, Greqia?
Kam përshtypjen që janë ndoshta jo shumë të komplikuara përgjigjet, ato janë dhe më të thjeshta. Ne kishim në Parlamentin shqiptar dy deputetë, një i cili doli nga PDI një tjetër i cili lëvizi nga forca politike e PS dhe u bashkua me komunitetin çam, por këta dy deputetë nuk u morën në asnjë moment me çështjen çame, por me interesat e tyre private. Nuk do doja të thellohesha më tej për arsye se është e qartë tashmë për të gjithë komunitetin i cili është i bashkuar tashmë rreth AP se kush ishte rezultati i lobimit që ata bënë për çështjen çame, ndoshta këtu duke përmendur edhe atë rezolutë që doli nga xhepi i dikujt dhe u ofrua si zgjidhje me 13 pika dhe përfundoi me dy pika dhe pastaj u vunë ato baste. Janë dy aspekte, rezoluta që u ofrua nga PDIU nuk u miratua, ndërkohë që u gjet një marifet i radhës të cilin ne e kemi denoncuar në të gjitha takimet tona se kjo është edhe indinjata zemërata e komuniteti çam. Ne nuk jemi këtu për të përfituar nga një marifet i radhës apo tjetri që ti shërbej si patericë politikanëve aksidentalë që kanë dalë, por jemi këtu për të shprehur unanimisht kërkesën e një të drejte legjitime që komuniteti çam ka tashmë mbi 70 vite që e mban mbi vete. Unë mendoj që diçka duhet tia lëmë zotit Idrizi, i cili është treguar korrekt pasi e humbi atë bast të cilin ai vetë e vuri, ai tashmë është tërhequr nga politika e PDIU dhe është në listat e PD si deputet në qarkun e Fierit.
Çfarë ju bëri të linit biznesin dhe të hynit në politikë?
Aleanca Popullore nuk është e privatizuar nga Artur Dojaka. Dhe unë vetë nuk kandidoj në asnjë qark të vendit. Kjo tregon koherencën, bashkëpunimin, besimin e madh që kemi me njëri-tjetrin. Jam në të gjitha qarqet e tjera prezent duke i dhënë ndihmesën time kandidatëve në pesë qarqeve ku ne kemi komunitet çam por jo vetëm. Kjo tregon sensin e të drejtës dhe jo të karrierës politike që ka Aleanca Popullore. Voto për veten tënde do të thotë që në vitin 2013 nëse ka zhgënjim duhet të votohet për veten e tyre dhe jo për ngjyrat. Ne jemi një alternativë bindëse për ata që do të na votojnë.
Është normale që një kryetar partie nuk kandidon vetë në garë? kjo zgjedhja juaj ngjan me atë të Ramës në 2009?
Unë nuk vij nga politika, por e shpreh hapur që nuk kam hyrë në këtë rrugë që të jem pjesë e karrierës politike. Unë jam pjesë e kësaj lëvizje edhe për një arsye sepse u bën 21 vite që ne jemi dëshmitarë të një tranzicioni të lodhshëm. Komentojmë rezultatin e zgjedhjeve dhe nuk japim asnjë kontribut.
Pas 23 qershorit do largoheni nga AP?
Pas 23 qershorit do bëj një kongres mbarëkombëtar jo vetëm për të festuar fitoren por dhe për të votuar në mënyrë demokratike dhe unanime të gjitha strukturat. Pasi deri më sot të gjithë kryetarët e partive çame janë të vetëzgjedhur.
Pas 23 qershorit a ka vend për bashkimin e AP me PDIU?
AP është një forcë e hapur për këto qytetar që do ti bashkohet radhëve të saj, me të vetmin dallim dhe ne jemi për lëvizje konkrete dhe jo butafori politike.
Kush është Aleanca Popullore në thelb?
Aleanca Popullore është një parti e çamëve e lebërve, myzeqarëve e mbarë popullit shqiptar e cila në themel të saj ka çështjen kombëtare dhe në veçanti çështjen çame, por jo vetëm. Ne kemi edhe kauza të tjera disa nga këto pika të qenësishme ndodhen edhe në programin tonë. Një pikë tejet imediate për të gjithë ne shqiptarë edhe ajo pikë e cila është në programin dhe lidhet me varfërinë. Sipas nesh prania e varfërisë në nivelin e bukës së gojës është e patolerueshme.
Si do ta përcaktoni varfërinë ekstreme?
Ne jemi një forcë politike konkrete nuk jemi për të qenë aktorët e radhës së politikës shqiptare. Sot në Shqipëri nëse nuk kemi të ardhura prej 5 mijë lekë të vjetra në ditë nuk ke mundësi që të ekzistosh si qenie. Por është një gjë që nuk mund të jetë në harresë për të ndihmuar këta njerëz. Të cilët të kenë të ardhura 5 mijë lekë të vjetra në ditë. Në vitin 2012 janë 99 mijë e 470 persona të cilët marrin një ndihmë ekonomike 40 mijë lekë në muaj dhe po ta pjesëtosh me 30 ditë janë pak a shuam 130 lekë. Shumë nga ne e dimë që kjo shifër nuk del për një kafe. Ne marrim për sipër të lobojmë dhe të tregohemi patriot real për të ndihmuar këta njerëz në nevojë.
Po kosto për këtë propozim?
Aktualisht në buxhetin prej 3.3 miliardë dollarë që është buxheti kosto zë rreth 1.5 për qind të kësaj ndihme ekonomike. Duhet të zbriten nga ky buxhet jo në shifrën 1.5 përqind për në 5.5 përqind. Bëhet fjalë për një shtesë tjetër prej këtij fondi që nga vendosja e një takse solidariteti. Kjo është një pikë të cilën AP e ka si pikë themelore të programit të saj. Ne do të lobojmë për këta njerëz. Kjo në njërën anë është ndihmesë e drejtpërdrejtë për shtresën në nevojë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›