Nis llotaria amerikane

Për të gjithë ata që duan të marrin pjesë në llotarinë amerikane për vitin 2013, katër tetori është dita e nisjes së aplikimeve nëpërmjet formularit elektronik që gjendet në faqen e internetit të ambasadës së Shteteve të Bashkuara.
Për të evituar gabime të mundshme, që të shkaktojnë skualifikim të aplikantëve, është i rëndësishëm informacioni zyrtar.
“Një nga gjërat më të rëndësishme këtu në Shqipëri, pse ne donim që të flisnim sot, është sepse shikojmë njerëz që vijnë në ambasadë dhe që kanë bërë gabime në proces dhe këto gabime cojnë drejt skualifikimit. Ne duam që të shpjegojmë rregullat, të shpjegojmë cilat janë ato dhe se si mund të marrin vendime për veten e tyre, për mënyrën më të mirë për të aplikuar, cilat janë rregullat, ku t'i gjejnë ato dhe si të aplikojnë në mënyrën e duhur, në mënyrë që njerëzit të mos skualifikohen aksidentalisht për mungesë informimi, apo gabime që mund të evitohen”, ka deklaruar Lyra Carr, konsulle e ambasadës amerikane në Tiranë.
“I gjithë informacioni është i mundësuar si në website-n e ambasadës, ashtu edhe në atë të Departamentit të Shtetit. Është i disponueshëm në shqip dhe anglisht në të dyja faqet dhe cdokush që është i interesuar për programin e vizave të shumllojshmërisë duhet që ta lexojë. Një nga gjërat e rëndësishme të informacionit është se aplikimi nis të martën, më 4 tetor në mbrëmje. Njerëzit mund të regjistrohen në internet për llotarine në www.dvlottery.state.gov. Periudha e regjistrimit do të vazhdojë deri të shtunën e 5 nëntorit. Kjo është e vetmja periudhë regjistrimi për llotarinë e vitit 2013. Rezultatet do të bëhen të ditura duke nisur nga 1 maji i 2012-ës”, ka saktësuar Carr.
Konsullja sqaron edhe se cilat janë rregullat bazë të aplikimit. “Për regjistrimin është shumë e rëndësishme që njerëzit ta bëjnë atë nëpërmjet internetit. E vetmja mënyrë për t’u regjistruar është që të shkohet në faqen e internetit të vizave të shumllojshmërisë dhe të regjistrohen nëpërmjet këtij procesi. Kur kompletoni regjistrimin për llotari suksesshëm, atëherë do të merrni një kod konfirmimi. Ai është shumë i rëndësishëm, sepse është e vetmja mënyrë për të marrë vesh nëse dikush është përzgjedhur ose jo. Ky kod nuk duhet të humbet, sepse nuk ka mënyrë për ta zëvendësuar”, ka sqaruar Carr.
“As ambasada, as Departamenti i Shtetit nuk mund të zëvendësojnë një kod konfirmimi të humbur. Duke nisur nga 1 maji i 2012, duke përdorur këtë kod konfirmimi, kushdo që ka marrë pjesë në llotarinë e vizave të shumllojshmërisë, mund të shkojë tek ëebsite zyrtar i llotarisë dhe mund të kontrollojë nëse është përzgjedhur për llotarinë e 2013-ës”, ka shtuar ajo.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga socialja Pasdite në TCH, dhuna në punë
Dhuna ndaj grave në mjediset e punës u vendos në qendër të vëmendjes së emisionit të pasdites gjatë ditës së sotme, duke u rikthyer tek ngjarja e shëmtuar që ndodhi disa javë më parë në zyrat e Bashkisë së Tiranës. Censusi, verifikimi, pas deklarimit
Anketuesit që po kryejnë regjistrimin e popullsisë në terren nuk kanë të drejtë të bëjnë verifikim të deklarimit të qytetarit duke i kërkuar këtij të fundit dokumenta, si pasaportë apo kartë identiteti.
Selanik, hapet shkolla shqipe
Në një prej ambienteve të Universitetit 'Aristotelis të Selanikut, nën kujdesin e shoqatës ''Nënë Tereza'', ka hapur përsëri dyert për fëmijët e emigrantëve shqiptarë shkolla e gjuhës shqipe. Idrizi: Censusi është i garantuar
Megjithëse i ka konsideruar të papërshtatshme pyetjet në formularin e censusit për përkatësinë etnike dhe fetare, Partia për Drejtesi, Integrim dhe Unitet beson se amendamentet e saj, të miratuara në parlament, janë garante të objektitvitetit të këtij procesi. Regjistrimi, Nurja: Procesi ka nisur mbarë
Drejtorja e INSTAT, Ines Nurja deklaron se procesi i regjistrimit të popullsisë ka nisur mirë dhe se shqiptarët po tregohen të gatshëm për mbarëvajtjen e këtij procesi.
Lajmet kryesore
Tiranë, hapet gjyqi i pronave
Toptanët-Konomët, proces për 275 ha në bregdet
Rrëzohet dënimi për Aldo Baren
Rama: Dua përgjigje për paktin
Reforma, PD: I kthyem përgjigje PS-së
Bulqiza, toka ku bëhet pazar me vdekjen