E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma PD I kthyem pergjigje PS-se


Në një deklaratë për mediat negociatorët e Partisë Demoktratike kanë deklaruar se, i kanë shqyrtuar propozimet e PS-së për reformën zgjedhore dhe se i kanë kthyer përgjigje me shkrim.

Në deklaratën e tyre thuhet se, “për rrjedhojë deklarata e kreut të PS-së Rama, se nuk ka marrë një përgjigje nuk qëndron”.

Por negociatori i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri theksoi në një prononcim për Top Channel se e gjitha kjo është një farsë dhe se PD ka hequr nga lista e diskutimeve të gjitha kërkesat e PS-së.

“I kemi dorëzuar një projekt PD-së, kemi këmbyer mendimet, kur sot Sot papritur dëgjojmë një deklaratë të negociatorëve të PD, se kanë kthyer një përgjigje me shkrim, për të zëvendësuar deklaratën e Berishës të javës së kaluar. Kjo nuk është serioze

Damian Gjiknuri
Deputet i Partisë Socialiste papritur dëgjojmë një deklaratë të negociatorëve të PD se kanë kthyer një përgjigje me shkrim, për të zëvendësuar deklaratën e Berishës të javës së kaluar. Kjo nuk është serioze”, deklaroi Gjiknuri.

Deputeti socialist nënvizoi se kërkesat e PS kishin si objektiv reformën zgjedhore në bazë të problemeve të konstatuara në zgjedhjet e fundit dhe në bazë të rekomandimeve të OSBE/ODIHR.

“Berisha nuk është serioz, deklaratat e tij po dalin një gënjeshtër e madhe. Nuk ka ndodhur kurrë që një reformë zgjedhore të mos preket. Kjo është një pseudoreformë”, nënvizoi Gjiknuri.

Pakti i PS për Shqipërinë si gjithë Europa u publikua 10 ditë më parë. Përmes tij socialistët kërkojnë:

1. Të votohen menjëherë rregullat e bashkëjetesës në sallën e kuvendit.

2. Të ngrihet menjëherë komisioni i përbashkët parlamentar 'ad hoc' për të miratuar reformën institucionale të parlamentit.

3. Të vendoset me marrëveshje dypalëshe përfundimi i reformës zgjedhore brenda marsit të vitit 2012, bazuar në të gjitha rekomandimet e dy raporteve të fundit te OSBE-ODIHR, duke rënë dakord që cdo propozim i opozitës që merr dritën jeshile të OSBE apo Komisionit të Venecias, të miratohet me konsensus.

4. Të adresohet me një proces konsensual zgjedhja e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Të votohet konsensualisht kandidati i përzgjedhur në bazë të ligjit si guvernator.

5. Të zgjidhe konsensualisht kryetari i KLSH-së.

6. Të zgjidhet konsensualisht Avokati i Popullit për të gjetur një figurë që nuk ka milituar në partitë e mëdha.

7. Të ngarkohet Komisioni i Ligjeve që brenda këtij viti parlamentar të trajtojë me një grup 'ad hoc', me pjesëmarrjen e konstitucionalistëve dhe ekspertëve, cdo cështje që lidhet me ligjet që kërkojnë 3/5 e kuvendit, qoftë ato që janë adresuar, qoftë ato që do të sjellë opozita.

8. Të bihet dakord që kufizimi i imunitetit parlamentar nuk mund të jetë vazhdë e praktikave të deritanishme. Të hapet një tryezë për rishikimin e Kushtetutës, ku të perfshihet Komisioni i Venecias, qoftë për kufizimin e imunitetit parlamentar, qoftë për ato cështje në interes kombëtar dhe publik që meritojnë të rishikohen.

9. Palët t'i drejtohen prokurores së përgjithshme me një letër të firmosur nga të gjithë kryetarët e grupeve parlamentare dhe deputetët për dy cështje: Së pari zbardhjen e plotë të tragjedisë së 21 janarit duke ofruar mbështetje të plotë politike deri në ditën e fundit të mandatit të saj (përfshi këtu edhe vrasjen e deputetit Xhindi dhe kryekomunarit Veseli). Së dyti, të thirren të gjithë personat me imunitet parlamentar ose me detyra të tjera shtetërore që kanë rezultuar të përzierë me botën e krimit dhe të korrupsionit në kabllogramet e Wikileaks.

10. Të balancohet me konsensus bordi i Televizionit Publik dhe të zgjidhet një drejtues që garanton paanshmërinë e informimit të publikut dhe që paguhet njësoj nga të gjithë qytetarët. Të votohet me konsensus ligji i medias, për t'i dhënë fund të gjitha presioneve mbi median publike. 

Reformat
Topi: Vijim i reformave legjislative
Berisha injoron paketën e PS-së
Topalli: Jo ndryshimit të Kushtetutës

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Berisha: Debat me Ramën në 2013
Kryeministri Sali Berisha hodhi poshte kerkesen e kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama për të dalë në një debat publik. Topi: Të lihen pas mllefet e retorikat boshe
Presidenti i Republikës, Bamir Topi deklaron se klasa politike shqiptare duhet t’i lërë mënjanë mllefet politike, retorikën boshe dhe debatet shterpë dhe të mendojë e të përkushtohet për zhvillimin dhe prosperitetin e vendit. Partneritet dhe miqësi
Dorian Koci - Njëzet vjet më parë, në datën 2 tetor 1991, pas një absurditeti të pakuptimtë edhe për vetë botën komuniste (pasi të gjitha vendet e ish- kampit socialist në Europë kishin marrëdhënie diplomatike me SHBA-të), absurditet që zgjati 45 vjet me radhë, në Shqipëri u rihap ambasada amerikane, pas rilidhjes së marrëdhënieve diplomatike më 21 mars 1991. Ftesa rrezikon ftuesin
Aleksander Cipa - Kursin e ri politik si kryesues opozite, Edi Rama beson se e ka nisur disi ndryshe; Është pakti prej dhjetë pikësh, i cili tashmë i ka mbetur shumicës së kryesuar prej Kryeministrit Berisha, si “letër rekomande”, e cila edhe për “arsye postare”, meriton një përgjigje. Rama: Dua përgjigje për paktin
Lideri i opozites Edi Rama i ka bërë thirrje edhe njëherë kryeministrit Berisha të japë përgjigje zyrtare për paktin e ofruar nga socialistët, si e vetmja rruge tha ai për t'i dhënë udhë Shqipërisë europiane.

Lajmet kryesore

Tiranë, hapet gjyqi i pronave
Toptanët-Konomët, proces për 275 ha në bregdet
Rrëzohet dënimi për Aldo Baren
Rama: Dua përgjigje për paktin
Fier, “Snajperi” prangos trafikantin

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›