SHBA-ja i rikthen Rusisë medaljonin e Perandorit Nikolla II
Një medaljon argjendi, i cili i përkiste familjes së carit të fundit, Nikolla II i është rikthyer Rusisë, falë bashkëpunimit të suksesshëm ndërmjet policisë amerikane dhe asaj ruse. Ky medaljon i veçantë ishte vjedhur nga muzeu "Hermitage" i Shën-Petërburgut, së bashku me disa dhjetëra objekte të tjera. Lajmi u njoftua nga mediat ndërkombëtare e cila citonte ambasadën amerikane në Moskë.
Medaljoni, me një portret të carit Pjetri i Madh, u identifikua në një faqe interneti të disa investitorëve rusë që zhvillojnë ankande në rrjet. Këta të fundit pasi e kishin identifikuar medaljonin, lajmëruan menjëherë palën amerikane.
Më pas, agjentët specialë të shërbimit amerikan për imigracionin dhe doganat identifikuan dhe sekuestruan objektin me vlerë. Ambasada amerikane në Rusi nuk dha detaje për operacioninin i cili mundësoi gjeten e medaljonin të Car Nikolla II.
Car Nikolla II ka qenë pjesë e dinastisë perandorake ruse të Romanonëve, e cila udhëhoqi Rusinë, për mbi 300 vite, nga viti 1613 deri në vitin 1917.