Nis marshi i paqes në Bosnjë
Rreth 7,000 njerëz kanë nisur marshimin në Bosnjë, për të përkujtuar Masakrën e Srebrenicës të vitit 1995.
Gjatë tre ditëve të ardhshme, ata do të marshojnë nga qyteti Sapna deri në Srebrenicë, duke shënuar 16-vjetorin e masakrës më të rëndë në Evropë, që prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.
Në marshim po marrin pjesë edhe anëtarët e misionit holandez të OKB-së në Bosnjë, i cili kishte dështuar të parandalonte masakrën.
Në Masakrën e Srebrenicës, forcat serbe kanë vrarë rreth 8 mijë burra dhe djemë myslimanë.