E Shtunë, 31 Tetor 2026

Budizmi amerikan nuancat aziatike dhe adaptimi perendimor

Vizita e Dalai Lames kete jave ne Shtetet e Bashkuara e ka perqendruar vemendjen tek budizmi amerikan i cili duket ne rritje per shkak te fluksit te madh te imigranteve aziatike dhe konvertimit te perendimoreve ne kete fe. Korrespondenti i Zerit te Amerikes Majk OSalivan njofton nga Los Anxhelosi se budizmi amerikan vazhdon ti kete nuancat aziatike pavaresisht se po adaptohet me menyrat perendimore.                                             

Djemte nga mosha pese deri ne 14 vjec i kane kokat e qethura para fillimit te nje pushimi pese-ditor. Ketu ata marrin njohurite e para mbi mesimet budiste dhe njihen me jeten e nje murgu budist. Ne Tempullin Hsi Lai ne Los Anxhelos jane mbledhur kryesisht kinezo-amerikane megjithate femijet i marrin mesimet ne anglisht.

Drejtori i qendres Miao Hsi i lindur ne Hong Kong shpjegon se budizmi amerikan eshte i ndare sipas vijave etnike.

Ka budizem kinez tibetian japonez etj. Tani kemi edhe nje forme budizmi amerikan gjithashtu.

Nje prift i lindur ne Shtetet e Bashkuara ne Qendren Nderkombetare Budiste te Meditimit ne Los Anxhelos Kusala Bikshu thote se budizmi ka nje histori te gjate ne Shtetet e Bashkuara.

Budizmi ka mbjelle rrenjet e veta ne token amerikane prandaj ka njerez si une qe jam lindur ne Ajova te konvertuar ne budizem dhe disa prej nesh jane bere murgj apo murgesha budiste qe u sjellin mesimet e kesaj feje amerikaneve ne jeten e perditshme.

Dalai Lama mund te jete budisti me i njohur ne bote dhe ai gezon respekt mes amerikaneve. Ai ka disa pasues te njohur si aktori Ricard Gier. Mesazhi i tij i dhembshurise ka terhequr edhe amerikane te tjere.

Ne Shtetet e Bashkuara ka edhe mjedise te tjera budiste tibetiane. Kjo qender meditimi ndodhet jashte qytetit Reding ne Kalifornine veriore. Kusala Bikshu thote se qendra e tij e Los Anxhelosit mbledh disa shkolla budiste se bashku. Ai ka studiuar traditen vietnameze me nje mesues nga Sri Lanka. Qendra e tij eshte themeluar nga nje murg vietnamez dhe ndodhet ne nje lagje koreano-amerikane.

Ai ve ne dukje se mesimet e pasura te budizmit ndryshojne nga nje tradite ne tjetren. Ketu ne Tempullin Hsi Lai pavaresisht diversitetit thelbi i mesimeve eshte i njejte respekt per traditen deshira per tu adaptuar ne kushtet amerikane dhe arritja e nje harmonie mes njerezve te te gjitha feve.

Te gjithe qeniet njerezore jane te lidhura me njera tjetren. Ne jemi te lidhur me boten. Prandaj duhet te punojme per nje harmoni te perbashket. Harmonia dhe paqja duhet te jene ne qender te punes sone.

Budistet thone se deget e ndryshme te budizmit amerikan lidhen permes nje ure. Jane femijet e lindur ne Shtetet e Bashkuara te cilet kane fene budiste dhe kulturen amerikane pavaresisht se ku u jane lindur prinderit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›