E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis marshimi i pedagogëve në ditën e 8-të të protestës, kërkojnë lirimin e studentëve të arrestuar

Në ditën e tetë të protestës, pedagogë të Universitetit Politeknik të Tiranës i janë bashkuar mobilizimit, duke nisur një marshim në mbështetje të studentëve.

VIDEO- Pedagogu: Stop dhunës, mbështesni studentët

Pedagogët bëjnë thirrje për lirimin e studentëve të ndaluar pas përplasjeve gjatë protestave, ndërsa kërkojnë që zëri i tyre të dëgjohet dhe të drejtat e studentëve të respektohen.

VIDEO- Marshimi i pedagogëve

Bashkimi i pedagogëve vjen në një moment kur protestat në kryeqytet vijojnë prej tetë ditësh, të shoqëruara me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›