E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Nis mbledhja e Konferencës së Kryetarëve/ Garda bllokon opozitën tek shkallët, ministri prezanton projektbuxhetin e vitit 2024

Ka nisur mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, pas disa orësh përplasje nga ana e deputetëve të opozitës me gardën.

Opozita, kryesisht deputetët që mbështesin Sali Berishën, kanë tentuar të bllokojnë zhvillimin e mbledhjes, ku ministri i Financave Ervin Mete do të prezantonte projekt buxhetin e vitit 2024.

Dera e sallës ku do zhvillohej mbledhja u bllokua, ndërsa në rresht ligjvënësit opozitarë penguan edhe ministrin të hynte brenda.

Por pavarësisht të gjitha përplasjeve, mbledhja nisi, ndërsa deputetët e opozitës u bllokuan tek shkallët.

Për të vijuar atë që opozitarët e quajnë aksionin e tyre, hynë në sallat ku zhvillohen komisionet parlamentare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›