E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

VIDEO- Deputetët e opozitës përplasen me gardën/ Hyjnë me forcë në sallat e komisioneve parlamentare

Opozita vijon të krijojë kaos në kryesinë e Kuvendit. Deputetët e PD janë përplasur me gardën dhe kanë hapur me forcë dyert nëpër sallat e komisioneve.

‘Edhe në kohën e diktaturës nuk të pengonte njeri. Na jepni një shkresë ku thuhet nuk lejohen deputetët.’’- tha Noka.

Ndërkohë Gazment Bardhi u përplas me punonjësit e Gardës e u kërkoi deputetëve që ta largojnë.

‘Hiqni gardën nga këtu’- tha Gazment Bardhi.

Por pavarësisht përplasjeve, Konferenca e Kryetarëve u mblodh duke zhvilluar diskutimet me ministrin e Financave Ervin Mete.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›