E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis me debate mbledhja e Këshillit bashkiak të Tiranës

Mbledhja e parë pas zgjedhjeve të 28 qershorit e Këshillit Bashkiak të Tianës ka nisur me debate të ashpra politike mes përfaqësuesve të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike. Kryetari i grupit të këshillit të PD-së Poni në mbledhjen e këshillit bashkiak ka akuzuar kryebashkiakun Rama ka përdorur në mënyrë abusive fondet e bashkisë për punët e Partisë Socialiste ndërsa shtoi se koalicioni PD-LSI është koalicioni i europës. Ndërsa përfaqësusi i PS-së Besnik Bare është shprehur se Partia Demokratike ka përdorur administratën për fushatën elektorale. Këshilli bashkiak ka miratuar në mbledhjen e sotme disa ndryshime në pagat e punonjësve të bashkisë së Tiranës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›