Aksidenti, betonieria lë të vdekur një grua në mes të Tiranës
TIRANË- Një grua rreth 60 vjeç ka humbur jetën sot pasdite (ora 17:45) në Tiranë si pasojë e një aksidenti. Këmbësoria po kalonte kryqëzimin tek Ura e madhe e Lanës (përballë Parkut Rinia), kur është aksidentuar pë vdekje nga një makinë e tonazhit të rëndë, betoniere. Nga të dhënat paraprake mësojnë se viktima i ka ndërprerë rrugën makinave, ndërsa ishte ndezur semafori i kuq për këmbësorët.
Dëshmitarët okularë tregojnë se aksidenti ishte shumë i rëndë. Gruaja ende e paidentifikuar ka gjetur vdekjen e menjëhershme, pasi goditje ishte fatale, aq sa ka shpërfytyruar totalisht kufomën.
Grupi i ekspertëve të policisë ka bllokuar makinën që shkaktoi aksidentin, me targa 'TR 7543 I' tip Scania, ndërsa ka ndaluar shoferin. Në polici janë shoqëruar edhe disa dëshmitarë okularë që kanë parë skenën e tmerrshme në Bulevardin Gjergj Fishta.