E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Nis mes kaosit seanca plenare/ Policia dhe Garda rrethojnë Kuvendin, Nikolla: Punimet e Parlamentit nuk ndalen…

Ka nisur mes kaosit dhe tensioneve seanca e radhes parlamentare e kesaj te enjteje.

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla tha se seanca do të zhvillohet në respekt të qytetarëve, ndërsa mësohet se Garda dhe policia ka rrethuar godinën e Kuvendit.

‘Ne do të vazhdojmë në këmbë te zhvilojme seancen parlamentare në nderim të qytetarëve dhe në respekt të tyre.’- tha Nikolla.

Mirepo fjala hapese e seances nga Lindita Nikolla eshte shoqeruar me zhurme te konsiderueshme ne salle pasi demokratet kane goditur me duar tavolinat.

Deputetët e PS  vijojnë të qëndrojnë në këmbë, pasi opozita u ka thyer karriget.

Deputetët e PD ndodhet ende në sallë duke zhvilluar komunikimin e tyre live në rrjetet sociale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›