Nis muaji i madhërueshëm i Ramazanit

Sipas kushteve të fesë Islame, agjërimi nis në mëngjes herët para lindjes së diellit dhe përfundon me perëndimin e tij pasdite. Agjërimi zgjat për 30 ditët në vazhdim, ku muaji i Ramazanit përfundon me festimin e festës së Bajramit të Madh.
Përveç kreut të Komunitetit Musliman Shqiptar, Selim Muça, besimtarët i ka uruar edhe kryeministri Sali Berisha, duke uruar përshëndetje të përzemërta për të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë.
"Në fillim të muajit të madhërueshëm të Ramazanit ju uroj mbarësi në familjet tuaja. Në mënyrë të veçantë, agjëruesve u uroj përjetim sa më përmbushës të sakrificës së tyre, agjërim të lehtë e të pranuar. Uroj që sakrifica fisnike dhe hyjnore e këtij muaji të madhërueshëm të shndërrohet në dritë dhe mbarësi për ta, familjet dhe vendin tonë", shkruan kryeministri. /Start/
2012-07-20 08:52