MB: Privatizimet nuk i bëjmë ne

Sekretari i Përgjithshëm i kësaj ministrie, Edvin Kulluri, tha se privatizimi i këtyre pronave nuk i takon kësaj ministrie.
Ai sqaroi se Ish-Shkolla e Bashkuar është dhe do të mbetet në Planin e Përhapjes të Forcave të Armatosura, për më tepër që në kuadër të 100-vjetorit të krijimit të shtetit shqiptar, po investohet për rikonstruksionin e sheshit të këtij kompleksi, ndërtimin e Muzeut dhe të Arkivit të Forcave të Armatosura;
- Spitali Ushtarak është dhe do të mbetet në Planin e Përhapjes të FA;
- Baza e Bishtit të Pallës është dhe do të mbetet në Planin e Përhapjes së FA;
- Ish Shkolla e Marinës në Vlorë, e cila nuk përdorej dhe ka qenë jashtë Planit të Përhapjes, i është dhënë në përdorim për shtatë vjet Universitetit të Vlorës Ismail Qemali;
- Për tunelin e Porto Palermos ka një kërkesë nga Ministria e Kulturës, Turizmit Rinisë dhe Sporteve, e cila është duke u shqyrtuar, për ta kthyer atë në muze të Luftës së Ftohtë, ku do të sistemohet edhe nëndetësja që është në administrim të MTKRS-së.
“Për të gjitha pronat e tjera që kanë qenë jashtë Planit të Përhapjes së Forcave të Armatosura, është bërë një punë voluminoze për inventarizimin, regjistrimin dhe përcjelljen e tyre pranë Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikes për privatizim me të drejtë nga ish-pronarët apo nëpërmjet ankandeve të hapura publike për subjektet dhe individët e interesuar. Ashtu siç edhe një numër i konsiderueshëm i pronave që nuk përdoren nga Forcat e Armatosura, i janë transferuar me vendime të Këshillit të Ministrave për nevoja të motivuara, pushtetit vendor dhe institucioneve të tjera publike. E përsërisim edhe një herë që Ministria e Mbrojtjes nuk bën privatizime, por përgatit dhe dorëzon pranë Ministrisë së Ekonomisë pronat e tepërta për privatizim në bazë të legjislacionit në fuqi. Po ashtu i këshillojmë deputetët e opozitës të konsultojnë praktikat e njëjta apo të ngjashme, që përdorin Ministritë e Mbrojtjes të vendeve partnere në kuadër të ristrukturimit të tyre”, sqaroi ai. /Start/
2012-07-20 08:54