Nis ndërtimi i aksit Nënë Tereza, Dogjani: Rama mashtron me legalizimet
Tiranë- Ka nisur ndërtimi i rrugës Nënë Tereza, Laknas-Kamëz me një investim prej 1.5 milion euro i financuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Mësohet se rruga me gjatësi 3.6 km do u shërbejë 20 mijë banorëve dhe do të përfundojë brenda gjashtë muajsh.
Gjatë çeljes së punimeve zëvendës/Kryeministri Myqerem Tafaj u shpreh se ky është modeli me të cilin operon Partia Demokratike.
Falënderoj Fondin Shqiptar të Zhvillimit për këtë investim prej 1.5 milion euro, një rrugë e standarteve më të mira do të lidh tani qendrën e Kamzës me qendrën e Bërxullës dhe kjo rrugë përfundon në rrugën e Rinasit.-tha Tafaj.
Sakaq Asllan Dogjani tha: Pesë ditë para zgjedhjeve i fut një mashtrim dhe thotë që legalizimet për ata që do të kenë hall do tua bëj pa lekë, ku e di ai se kush ka hall këtu se vetë hallet i ka të zgjidhura , mos i besoni këtij mashtrimi, se unë kam qenë atje dhe e di se sa e do legalizimin e ndërtimeve pa leje.
Kreu i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu ka premtuar se në dy vitet e ardhshme në bashkëpunim me Kryeministrin Berisha nuk do të ketë asnjë centimetër rrugë të pashtruar në Bashkinë e Kamzës dhe zonat përreth saj.