E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Rikualifikim të çdo blloku, fund traditës së moskokëçarjes

basha-jTiranë- Teksa ka ingauruar nisjen e punimeve për rikualifikimin e bllokut 34/1 në Tiranë, kryebashkiaku Luzim Basha premtoi investimenë të gjitha lagjet e kryeqytetit.

Në një prononcim për mediat ai u shpreh se bashkia do ti japë fund traditës së moskokëçarjes kur drejtohej nga Edi Rama.

Ne nuk do ndalemi deri sa Tirana të lërë pas trashëgiminë e hidhur të moskokëcarjes,- tha ai.

Ai ka thënë më tej se punimet në këtë bllok përfshijnë asfaltim, ndriçim, dhe gjerlbërim, duke shtuar se po kthehet në një lagje normale banimi.

Invetimi sipas Bashës vjen nga buxheti i Bashkisë dhe i Njësisë Bashkiake nr.8, ndërsa premtoi se deri në fund të korrikut do të behet rikualifikimi i të gjitha blloqeve të tjera të banimit.

Më pas Bashkia e Tiranës peruroi përfundimin e ndërtimit të rrugës Teki Selenica, në njësinë bashkiake nr. 4. Rruga i shërben një komuniteti prej 4000 banorësh, të ardhur kryesisht pas viteve 90 por që nuk kishin parë asnjë investim në zonën e tyre, një investim prej 40 milionë lekësh.

Kryetari i Bashkisë Lulzim Basha u ka bërë të ditur banorëve, se po përfundon projekti dhe këto standarde do të shtrihen në të gjithë njësinë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›