Nis ne mbremje Kupa e Konfederatave
Nis sot në mbrëmje Kupa e Konfederatave. Brazili do të luajë kundër Japonisë në ndeshjen e kompeticionit që i paraprin Botërorit 2014. Organizatorët e drejtuar nga Felipe Skolari shihen si favoritë për të fituar trofeun. Pritshmëritë janë të mëdha, por pesë herë kampionët e botës duhet të fitojnë me çdo kusht ndeshjen e parë. Triumfi në këtë turne do të rriste gjithashtu edhe kuotat e Brazilit në listën e pretendentëve për të fituar Kupën e Botës. Përveç Brazilit dhe Japonisë në Kupën e Konfederatave do të luajnë Spanja, Italia, Meksika, Uruguai, Nigeria dhe Tahiti.