E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbyllet edicioni i 9-te i Rally Albania

Renti Sina është fituesi i edicionit të nëntë të Rally Albania në garat me makina. 130 pilotë nga 24 vende të botës garuan për një javë në rrugët e Shqipërisë. Fituesit në disiplinat me motorë u shpalën italiani Kosetino dhe çeku Jerak.

Mbyllet edicioni i nëntë i e Rally Albania 2013.
Për një javë 130 pilotë nga 24 vende të ndryshme të botës kanë garuar në rrugët e Shqipërisë, ndërsa kampion në garat me makina është shpallur Renti Sina.

Në garat e motorëve me dy rrota titulli kampion u fitua nga italiani Andrea Kosentino.

Në motorët me katër rrota triumfi ishte i çekut e Eduart Jerak.

Për organizatorët, ky ediconin i "Rally Albania" ishte më i sukseshmi.

Gara e “Rally Albania 2013” nisi nga Durrës, ndërsa përgjatë një jave u zhvilluan disa etapa nga veriu drejt jugur në rrugë malore e të pashkelura më parë.
Ky aktivitet sportiv vjen për të 9-tin vit radhazi në Shqipëri, ku më shumë se një garë, konsiderohet dhe një mundësi promovimi për turizmin shqiptar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›