E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis pa shpresë numërimi për kandidatët "Bashkë Fitojmë", në Korçë, Pogradec e Maliq

Kandidatët e Partisë Socialiste në juglindje të vendit kryesojnë garën në kutitë e para të hapura në Korçë, Pogradec dhe Maliq. Në nisje të numërimit, nuk ka shumë shpresë për kandidatët e "Bashkë Fitojmë", në të treja këto bashki.

Sotiraq Filo duket se e ka nisur me "këmbë të mbarë" rrugën drejt një mandati tjetër, edhe përse vlen të theksohet se janë numëruar vetëm 6 kutitë e para. Por ai kryeson ndaj Ledina Alollit të koalicionit opozitar.

Edhe Pogradeci nuk ka rezervuar surpriza në kutitë e para. Ilir Xhakolli i PS numëron 972 vota kundrejt 670 vota të kandidatit tjetër Zini Tollozhina. Një numër modest prej 30 votash ka regjistruar deri tani edhe Lëvizja e Re, me kandidat Rezart Larakun.

Maliqi i beson përsëri Gëzim Topçiut. Pavarësisht tensioneve të fundit dhe përplasjeve me Edmond Spahon e PD, duket se kryebashkiaku socialist mund të ecë i qetë drejt një tjetër mandati.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›