E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis pastrimi i rrugëve në Gjirokastër, kryebashkiaku Golemi: Më e keqja kaloi, pati përmbytje nga zhavorri dhe inertet

Në Gjirokastër ka filluar pastrimi i rrugëve nga inertet, pas reshjeve të dendura të shiut.

Kryebashkiaku Flamur Golemi deklaroi se më e keqja ka kaluar dhe se ka pasur evakuime të banorëve, por nënvizoi se nuk ka dëme një njerëz.

Golemi tha se janë zhbllokuar të gjitha fshatrat dhe pritet që nesër të pastrohet i gjithë qyteti. Sipas tij, rrugët në qytet ishin përmbytur nga inertet dhe zhavorri.

“Kemi kaluar orë të vështira gjatë gjithë ditës së djeshme. Patëm probleme në Njësinë Administrative Odrie, por gjatë mbrëmjes situate u përkeqësua shumë. Nuk ishin thjesht reshje shiu, por reshje inertesh, të ardhura prej Malit të Gjerë në lagjet kryesore të qytetit. Kemi pasur evakuime banorësh, për fat të mire, më e keqja e madhe kaloi, nuk kemi pasur jetë të rrezikuara. Kemi filluar pastrimin e inerteve, fillimisht me lagjen “18 shtatori”, do vijohet edhe me lagjet e tjera. Na janë bashkuar edhe Forcat e Armatosura. Janë zhbllokuar të gjitha fshatrat, përveç fshatitn Dhoksak. Shumë shpejt do gjejmë një zgjidhje. Presim të vijnë edhe një grup gjeologësh, inxhinierësh. Deri ditën e nesërme do të pastrohet i gjithë qyteti. Sa i përket dëmeve, nuk kemi pasur shumë dëme në banesa. Në fazën e dytë do çohen grupet e monitorimit të dëmeve. Në këtë moment, Bashkia e Gjirokastrës ka qenë për të monitoruar situatën. Në fazën e dytë do merremi me këtë pjesë, do zbatohet ligji. Nuk besoj se do kemi atë situate reshjesh, që kemi pasur ditën e djeshme. Kemi dy shtëpi në pjesën informale këtu lart, të rrethuara nga inerte. Këtë herë, e gjithë jo rrugë ka qenë e përmbytur nga zhavorri, nga inertet. Masiv mali ka ardhur në pjesën e poshtme të qytetit”, theksoi ai.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›