Nis plazhi në Sarandë, dhjetëra vizitorë shijojnë rrezet e diellit dhe ujërat e Jonit

Kjo fundjavë, me temperatura të ngritura dhe mot të ngrohur ka bërë që të shtohen edhe frekuentuesit e plazheve publike përgjatë shëtitores së Sarandës. Në plazhin “Rinia”, i cili pritet të jetë edhe këtë verë më i frekuentuari shikon trupa me kostume plazhi.
Disa duke bërë banjo dielli, por nuk mungojnë edhe ata që provojnë kënaqësinë e zhytjes në ujërat e Jonit.
Kjo fundjavë ka sjellë pranë detit Jon dhe në plazhet publike brenda qytetit të Sarandës, edhe më shumë frekuentues të tyre, të moshave të ndryshme, vendas apo të ardhur enkas në Sarandë, për të shijuar bukuritë e atraksionet e saj të pranverës 2024.
Nuk mungojnë në hapësirën e plazheve nga Plazhi i Ri deri tek “Rinia”, edhe ushtrues të notit e të lojërave të ndryshme në rërë e në ujë.
RTSH