E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis plotësimi i formularit A2, këtë vit edhe online

Tiranë- Pas provimeve të detyruara dhe atyre me zgjedhje, maturantët kanë mundësi të plotësojnë tani formularin A2 për pranimin në universitete.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës aplikimi do të nisë që sot, dhe për të parën herë plotësimi i tij do të bëhet on- line. Ndryshe nga qytetet e tjera do të jetë Tirana, pasi do të ketë në dispozicion 4 data.

Pas plotësimit çdo maturant ka mundësi të shohë renditjen e pikëve, duke hamendësuar deri diku se në cilin fakultet mund të pranohet.

Afati i fundit i aplikimit është deri në datën 5 Gusht, dhe pas verifikimit të aplikimeve në Shtator do të publikohet dhe lista e studentëve fitues.

/IDEA/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›