Ramazani, si të veprojnë njerëzit që nuk e përballojnë agjërimin

Muaji i madhërueshëm i Ramazanit, i cili këtë vit përkon me pikun e vapës është një provë më shumë për të gjithë besimtarët të cilët agjërojnë të cilët do të qëndrojnë jo më pak por 17 orë në ditë duke qëndruar sipas rregullit pa ngrënë dhe pa pirë.
Nisur nga parimi që feja dëshiron për besimtarët lehtësim dhe jo vështirësi Nënkryetari i KMSH Bujar Spahiu, u shpreh se një pjesë e njerëzve të cilët nuk janë në gjendje të mbajnë agjërim mund t`i paguajnë apo zëvëndësojnë tjetër herë ditët që nuk i agjërojnë deri në vitin tjetër të muajit Ramazan.
Muaji i Ramazanit ka filluar me 20 korrik dhe përfundon më 19 Gusht ku është edhe dita e parë e Fiter Bajramit.