Nis procesi ndaj Limaj dhe te tjereve

Fillon shqyrtimi i proçesit gjyqësor në rastin e Ministrisë së Transportit dhe Postë Telekomunikacionit, ku të akuzuar janë ish- ministri Fatmir Limaj, dy vëllezërit e tij dhe bashkëpunëtorë të tjerë.
Prokurori ndërkombëtar i EULEX-it, Johan Spiker ua ka lexuar aktakuzën shtatë të pandehurve, ndërsa pala mbrojtëse ka kërkuar nga trupi gjykues që të rrëzojë aktakuzën me arsyetimin se nuk ka bazë ligjore. Limaj, dy vëllezërit e tij, ish-shefi i kabinetit të ministrisë Endrit Shala dhe shefi i prokurimit Nexhat Krasniqi akuzohen për krim të organizuar dhe korrupsion në Ministrinë e Transportit, me dhënien e tenderave për ndërtimin e rrugëve.