E Diel, 1 Nëntor 2026

"Hipokrizi në Big Brother"

Një ditë pas largimit nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, Marselini komentoi përvojën e tij disa javore brenda, foli për sekretin, kritikat e banorëve, të ardhmen e tij dhe shumë tematika të tjera,

"Më duhet ende pak kohë që të përshtatem me realitetin sepse kjo mbyllja e lirisë ka qenë diçka e vështirë. Nuk e kisha imagjinuar që kjo mungesa e familjes do të ishte kaq e vështirë atje brenda", ka thene ai per TCH, duke shtuar:

"Kur hyra në “Big Brother” doja të fitoja, por përderisa ndodhem këtu, sot kam dalë në konkluzionin që sinqeriteti, dashamirësia dhe mirëkuptimi, pjesa korrekte e të qënit tamam njeri nuk është vlerësuar aq sa duhet, për vetë faktin se nuk isha tip elastik, që t’i bëja ballë provokimeve të tepërta që përdoreshin për të përdhosur figurën e kujtdo."

Marselini nuk eshte ndierë në asnjë moment viktimë, pasi në çdo moment thote se ka luajtur me atë idealin e tij dhe i ka bërë gjërat pa dorashka, sepse ka dashur t’i përjetoj në atë mënyrë. Përsa i përket intrigave, sipas tij aleanca është një pjesë që funksionon në “Big Brother”, e menaxhimi i aleancave e bëri të jete këtu.

Gjate qendrimin ne BBA, pjese e programit u be edhe bashkeshortja Liljana, me te cilen ishte njohur në Facebook: "Kemi pasur një kohë të gjatë që folëm, pastaj erdhi kontati fizik, që iu vu kapaku si lidhje."

Ai ka komunikuar në “Big Brother” sekretin e madh, atë të zhigolosë, per te cilin as gruaja e tij nuk dinte asgjë:
"Kam pretenduar që diçka që në sytë e mi, nuk isha krenar, edhe pse ishte sakrificë, këtë pjesë të dobët të jetës sime, ta mbaja për vete. Megjithatë, ajo periudhë, ishte një universitet për këtë që jam sot. Është e vërtetë që Liljana e mori vesh nga televizori dhe unë jam shumë i çliruar për këtë."

Largimi i Marselinit është përjetuar me kënaqësi në shtëpi, me banorët që kanë komentuar shumë negativisht për te.
"Nuk prisja diçka ndryshe. Kisha 40 ditë që i dëgjoja komentet në mënyrë të përditshme. Ishin bërë pjesë e realiteteve dhe ndaj nuk kam ndonjë ndjesi të madhe. E dija që dalja ime do të sillte dashamirësi mes banorëve, që nuk është gjë tjetër përveçse hipokrizi, atje është bërë si telenovelë që s’mund të parashikosh fundin,'' ka thënë ai. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›