E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis protesta e opozitës në sheshin përpara kryeministrisë

Partia Socialiste dhe aleatët e saj kanë nisur sot protestën e tyre për hetimin e zgjedhjeve dhe krizës ekonomike. Protesta ka nisur në sheshin "Skëndërbej" dhe më pas ka vazhduar drejt bulevardit "Dëshmorët e Kombit" duke u ndalur në sheshin përpara kryeministrisë.
Opozita ka deklaruar se nuk do të largohen nga sheshi deri në plotësimin e kërkesave të tyre për hetimin e zgjedhjeve dhe pretendimet për hapjen e kutive të votimit të zgjedhjeve të 28 qershorit.
Momenti problematik i protestës së Partisë Socialiste dhe aleatëve të saj është 1 maji, kur Partia Demokratike ka planifikuar një manifestim në sheshin "Nënë Tereza" duke mbledhur militantët e saj në një kohë që në anën tjetër të Bulevardit do të jenë në protestë mbështetësit e opozitës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›