E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Sakrificë deri në transparencën e zgjedhjeve

Partia Socialiste dhe aleatët e saj kanë nisur sot protestën e tyre për hetimin e zgjedhjeve dhe krizës ekonomike. Protesta ka nisur në sheshin "Skëndërbej" dhe më pas ka vazhduar drejt bulevardit "Dëshmorët e Kombit" duke u ndalur në sheshin përpara kryeministrisë. Kreu i opozitës Edi Rama në fjalën e tij deklaroi se Shqipëria ndodhet në udhëkryq dhe se qeveria po shkel lirinë dhe të drejtat e popullit.
"Ne refuzojmë ta pranojmë faktin e mbretësirsë pashpallur të kësaj qeverie e cila çdo ditë po sakaton ekonominë e vendit" theksoi Rama duke shtuar se sot po hapet një faqe e re në librin e kësaj proteste që do të jetë një sakrificë e pandalshme deri kur rruga e transparencës së hapet dhe rruga e grabitjes së zgjedhjeve të mbyllet.
"Jam krenar për këtë betejë të madhe kundër kësaj qeverie e cila është duke varfëruar vendin dhe është kundër aspiratave të Shqipërisë që ndodhet në këtë gjendje pasi ata që ndodhen në krye nuk dinë ta drejtojnë" shtoi më tej Rama.
Ai shtoi më tej se varfëria dhe aspitarat e vendit janë burimi i të gjitha të këqijaeve duke shtuar se arka e shtetit është shkallmuar nga një qeveri pykash.
"Njerëzit e lirë nuk u drejtohen gjykatave pasi kjo nuk është çështja e gjykatave por një çëshjte jetë a vdekje theksoi Rama duke iu përgjigjur kështu edhe maxhorancës e cila ka theksuar se për transparencën e zgjedhjeve opozita duhet t'i drejtohet gjykatës.
Gjithashtu Rama ka theksuar se qeveria e ka zhytur çdo ditë e më tepër në varfëri vendin duke theksuar se qeveria po merrë për ditë e më shumë borxhe për të larë borxhet duke shtuar se borxhi është shtuar me më shumë se 600 milionë dollarë.
"I vetmi punësim është jo duke hapur vende pune por duke shkatërruar administratën për të punësuar spiunët e pushtetit" theksoi Rama.
Ndërkohë Rama e ka cilësuar si festë cinike manifestimin që maxhoranca do të bëjë nesër në sheshin "Nënë Tereza".
Rama duke iu përgjigjur edhe deklaratave të ndërkombëtarëve që debati bëhet në Kuvend theksoi se "miqtë tanë nuk e dinë që kryetarja e Kuvendit jeton në Tiranë dhe merr dieta sikur shkon në Shkodër".
"Unë i them këtyre se ne e duam Shqipërinë si gjithë Europa dhe e duam tani por nuk do të lejojmë që të instalohet një mbretëri e pashpallur" theksoi Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›