E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis provimi për mjekësinë, testimet do të zgjasin pesë ditë, do të pranohen 436 studentë

Ka nisur këtë të hënë testimi për maturantët, të cilët kanë aplikuar për të studiuar në degën Mjekësi e Përgjithshme.

Këtë vit akademik është planifikuar të ulen për herë të parë në auditorët e mjekësisë 436 studentë, nga  1202 maturantë që konkurrojnë për këtë degë.

Ky  testim i informatizuar nxjerr në pah njohuritë reale të studentëve për të ndjekur ose jo studimet në mjekësi.

Provimi zhvillohet online dhe përgjigjet merren në kohë reale sapo maturanti përfundon testin. 70% të pikëve  grumbullohen nga Matura Shtetërore dhe 30 % nga përgjigjet e sakta qe kandidati jep në testim.

Nga kjo hënë, testimi do të zhvillohet përgjatë 5 ditëve i ndarë në grupe.

Ndërkohë në gjithë Universitetin e Mjekësisë ku përfshihen edhe degë të tjera si Infermieri, Stomatologji, Fizioterapi dhe Shëndet Publik pritet të ulen për herë të parë në auditor 1982 studentë.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›