E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis puna per furnizimin panderprere me energji te qytetareve

Nga dita e sotme banorët e Kodër Kamzës, Bathores dhe Paskuqanit nuk do të kenë më probleme me furnizimin me energji. Administrata e re e kompanisë CEZ Shpërndarje ka nisur zëvendësimin e transformatorit me probleme nën nënstacionin Dinamo.  Fillimisht  do të operohet në zonat me më shumë banorë. Sipas drejtorit të mirëmbajtjes në këtë kompani branda muajit mars do të normalizohet situata e furnizimit me energji 24 orë pandërprerje në të gjithë vendin.
Administrata e re e CEZ Shpërndarje ka nisur zëvendësimin gradual të transformatorëve me probleme.
Në nënstacionin Dinamo u ndërrua transformatori i vjetër me një kapacitet të ulët i cili nuk përballonte të 10 mijë banorët e zonën përreth e cila ka vuajtur ndërprerjen e energjisë që prej muajit tetor. 
Kostoja e transformatorit shkon deri në 60 mijë euro dhe nuk u investua  pasi kompania e mëparshme nuk e kishte si prioritet furnizimin me energji 24 orë për qytetarët
Riparimet e transformatorëve kanë nisur në zonat me më shumë abonentë. Sipas drejtorit të operimit dhe mirëmbajtjes në CEZ Shpërndarje, Ari Luarasi transformatori i vjetër do të shkojë në Fier për të siguruar energjinë për 5 mijë banorë të cilët vuajnë ndërprerjet e vazhdueshme të energjisë prej disa muajsh. brenda muajit shkurt pritet të stabilizohet edhe një tjetër zonë problematike në kryeqytet siç është ajo e kombinatit dhe deri në mars situata e furnizimit me energji  do të normalizohet totalisht në të gjithë vendin.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›