E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis puna per pavionin etnografik ne Muzeun Historik

Ka nisur puna për konkretizimin e pavionit etnografik në ambjentet e Muzeut Historik Kombëtar.

Drejtori Luan Malltezi thotë se ky pavion do pasuroj gamën e objekteve dhe periudhave që prezantohen në këtë hapësirë.

Specialistët janë në momentin e vendosjes së vitrinave ku do të pasqyrohen mijëra objekte të trashëgimisë kulturore të krahinave të gjithë Shqipërisë. Prej vitesh ato kanë qëndruar të mbyllura.

Malltezi është i mendimit se në Tiranë krahas këtij pavioni domosdoshmërisht duhet dhe një muze i vecantë etnografik.

Në hapësirën prej 1600 metra në dy katet e muzeut do të prezantohet jeta në qytete dhe fashat. Pavioni po realizohet me fondet e PNUDIT.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›