E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ben Afleck regjisori me i mire

Pak javë nga ndarja e çmimeve Oskar, Ben Aflek fiton çmimin “Directors Guild Aëards” në ndarjen e çmimeve të regjisorëve, një prej ceremonive me më shumë peshë të sezonit të çmimeve hollivudiane.

Pak kohë më parë Aflek fitoi Golden Globes si regjisori më i mirë me filmin e tij “Argo”.

2013 ka nisur suksesshëm për Aflek. Ai fitoi dhe çmime të tjera në festivalin e filmit Santa Barbara.

“Jam me të vërtetë i lumtur, jam i nderuar që Akademia më ka nominuar mua si regjisorin meë të mirë. Jam me të vërtetë me fat, jam në një pozicion mjaft të mirë”

Që prej vitit 1948, vetëm 6 herë ka ndodhur që fituesi i çmimit për regjisorin më të mirë, të akorduar nga Bordi i Regjisorëve Hollivudianë, nuk ka fituar edhe Oskarin për të njëjtën kategori.

Dhe kjo do të jetë hera e shtatë, pasi këtë vit nuk do të ketë Oskar për Aflek, si regjisor. Mosvlerësimi i tij me një nominim, nga Akademia e Oskarëve këtë vit, shihet si një ndër gabimet më të mëdha të këtij edicioni, i cili do të ndiqet live nga miliona teleshikues, në datën 24 shkurt.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›