E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis punën terminali i transportimit të arit të zi që do të ngopë tregjet e uritura aziatike

Kryeministri rus, Putin, ka lançuar dje rrugën siberiane të eksportit të naftës, duke u dhënë kështu vendeve të Azisë, të uritura për energji, një burim të ri. Me këtë rast, Rusia po synon që të zhvendosë bazën e klientëve të saj për lëndë djegëse nga Europa drejt Azisë. Putin ka shtypur butonin që zyrtarisht ka nisur mbushjen e serbatorit të parë të naftës që do të shkojë në Hong-Kong në një terminal të ri të naftës në afërsi të Paqësorit rus në portin e Nakhodkës. Për Rusinë ky është një projekt strategjik, sepse i jep mundësinë që të hyjë me fuqi të plotë në një treg mjaft të etur siç është ai i Azi-Paqësorit. Për Rusinë moderne bëhet fjalë për përfundimin e njërit prej projekteve më të mëdha dhe më ambicioze të realizuara deri më tani. Në fakt, edhe për Bashkimin Sovjetik do të kishte qenë një projekt i përmasave të mëdha. Në fillim të vitit, tubacionet e naftës “Tansneft” përfunduan ndërtimin e një seksioni prej 2694 kilometrash i njohur me shkurtimin ESPO që lidh Taishetin në Siberinë lindore me Skovorodinon në rajonin e Amurit.
Ky pozicion i projektit përfshiu gjithashtu ndërtimin e portit të naftës Kozmino. Për momentin nafta shpërndahet me tren nga Skovorodino në Kozmino, ku më pas futet nëpër bote për t’u dërguar në tregun aziatik. Terminali i fundit i ndërtuar ka një vlerë prej 2 miliardë dollarësh. Rusia ia ka kaluar Arabisë Saudite për sa i takon eksportit të naftës. Arabia zë vendin e parë për eksportin e naftës në botë. Ky tejkalim ka ndodhur për shkak të uljes së kuotave të prodhimit nga karteli i OPEC-ut dhe nga zbulimi i fushave të reja të naftës në Siberi. “Tansneft” dhe grupi kinez i naftës CNPC në tetor të vitit 2008 kanë nënshkruar një marrëveshje në lidhje me ndërtimin e një dege prej 67 kilometrash të gjatë, i cili të çon në Kinë dhe që fillimisht do të transportojë 15 milionë tonë naftë në vit kur të bëhet operacionale. Për sa i takon Rusisë, ajo e ka pasur gjithmonë synim që të shtrihet edhe në tregjet e uritura të Azisë, duke ndryshuar kështu edhe pikën nevralgjike të transporteve të saj nga Europa në Azi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›