E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis rikonstruksioni i merkatos së mishit në Shkodër

TIRANË, 18 gusht /ATSH/ Kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci informoi sot se ka nisur puna për rikonstruksionin e plotë të merkatos së mishit, një investim i bashkisë që synon transformimin e kësaj hapësire.

Beci, përmes një postimi në rrjetet sociale ka ndarë pamje nga kantieri i punimeve, duke theksuar avancimin e projektit.

Sipas Becit, ndërhyrja parashikon përmirësimin e kushteve dhe krijimin e një hapësire tërësisht të transformuar, në funksion të tregtarëve dhe qytetarëve.

Rikonstruksioni i merkatos së mishit synon të sjellë një mjedis më të përshtatshëm dhe funksional, duke përmirësuar standardet e shërbimit dhe kushtet për aktivitetin tregtar në këtë hapësirë të qytetit të Shkodrës.

/e.i/j.p/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›