E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis rikonstruksioni i shkollës “Sejdi Dida” në Krumë

TIRANË, 15 prill/ATSH/ Në Krumë, Has ka nisur rikonstruksioni i plotë i shkollës 9-vjeçare “Sejdi Dida”.

Me një investim të Ministrisë së Arsimit dhe bashkisë së Hasit, shkolla e re do të garantojë kushte dinjitoze për mbi 800 nxënës dhe mësues.

Ministria e Arsimit bëri të ditur sot se shkolla do të këtë klasa të reja, laboratorë modernë, bibliotekë dhe terrene sportive.

Punimet po ecin me ritme të mira dhe shumë shpejt do të ketë një hapësirë moderne, funksionale dhe dinjitoze për mësuesit, nxënësit dhe komunitetin.

Aktualisht, në të gjithë vendin janë 42 kantiere ndërtimi të hapura në shkolla, ku po punohet së bashku me bashkitë për rikonstruksionin dhe ndërtimin e objekteve të reja arsimore.

1 nga 6

/k.s/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›