E Diel, 1 Nëntor 2026

Sala në Bruksel: Shqipëria, e angazhuar për reforma në shëndetësi dhe integrimin në BE

TIRANË, 15 prill /ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, zhvilloi në Bruksel takim me komisionerin Oliver Varhelyi, ku u diskutua mbi progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian dhe hapat e ardhshëm në këtë drejtim.

Sipas njoftimit të MSHMS, takimi u fokusua në mënyrë të veçantë në Kapitullin 28, që lidhet me shëndetin publik dhe konsiderohet ndër më kërkuesit në procesin e negociatave me Bashkimin Evropian.

Gjatë takimit, ministrja Sala vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të BE-së për Shqipërinë, duke theksuar angazhimin për avancimin e reformave, forcimin e sistemit shëndetësor dhe përafrimin e plotë me legjislacionin evropian.

Ajo nënvizoi gjithashtu rëndësinë e pjesëmarrjes së Shqipërisë në programin “EU4Health”, si një hap konkret drejt integrimit në fushën e shëndetësisë.

“Shqipëria mbetet e fokusuar dhe e vendosur për të ecur përpara në rrugën evropiane,” u shpreh ministrja Sala.

e.xh/j.p/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›