E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis rikualifikimi urban i Bllokut 61/1, Basha:Cilësi të re jete banorëve

Bashkia e Tiranës ka inaguruar fillimin e punimeve për rikualifikimin urban të bllokut 61/1 në njësinë nr 4 në kryeqytet. Ky projekt përshfin ndërtimin e 40 këndeve pushimi dhe kënde lojërash për fëmijë , gjelbërimin e një sipërfaqe prej 2300 m katror, pajisjen me ndriçim, ndërtimin e një fushe sporti multifunksionale si dhe vendosjen për herë të parë të dy kabinave "InfoPoint".
 

Kryebashkiaku Lulzim Basha tha së punimet do përqëndrohen në 16 pika dhe do të ofrojnë cilësi të re jete sipas parametrave bashkëkohore për më shumë se 5000 qytetarëve të kësaj njësie.
 

"Jam i lumtur që kjo ndodh në një zonë e cila prej kohësh ndien mungesën, qoftë edhe të një metri katror gjelbërim, ndërkohë që këto dy kosha basketbolli që u ndërtuan këtu, për fat të keq kanë degraduar dhe vetë koncepti se si u ndërtuan ka degraduar. Në gjashtë muajt e ardhshëm, me përfundimin e këtij rikualifikimi urban, banorët e zonës do të ndihen krenarë që janë banorë të kësaj zone dhe do të ndihen banorë të Tiranës, në mënyrë të padiskriminuar. Me këtë rast shpresoj se dhe ish-Kryetari do të kthehet për të bërë një ndeshje basketbolli të standartit të ri, të standartit evropian, në fushën e re të sportit që ne do të inagurojmë" - tha Kryebashkiaku Basha.
 

Basha tha se projekti i vjen në ndihmë të gjitha grumoshave, përfshirë kujdesin ndaj ndaj moshës së tretë dhe mjediseve për to.
Ky investim do të përfshijë zonën tek shkolla "Gjon Buzuku", zona mbrapa Ambulancës dhe gjithë pjesa e Porcelanit dhe Oxhakut e cila ndodhet në këtë bllok banimi. Projketi do të përfundojë punimet pas 6 muajsh dhe kap vlerën e investimit me rreth 18.6 milion lekë.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›