E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, Prokuroria: Kemi dëshmi të forta për “Monstër”

Prokuroria Publike në Maqedoni bëri të ditur sot se ka dëshmi të forta për rastin “Monstër” që ka të bëjë me vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit.
 

Ekipet e hetuesve të shoqëruar nga MPB dje kanë kryer rikonstruimin e vrasjes në zonën ku më 12 prill u vranë katër të rinjt dhe një peshkatar maqedonas në liqenin pranë fshatit Smilkovc.
 

Prokuroria sot bëri të ditur se pas përfundimit të hetimjeve ka dëshmi të forta që do të dorëzohen pranë gjykatës kompetente, me të cilat do të dëshmohet se të dyshuarit me të vërtetë kishin ndërmarrë veprimet për kryerjen e krimit.
 

Prokuroria ka komentuar si bindëse edhe deklaratën e dëshmitarit të mbrojtur E1, për të cilin theksohet se ai do të jetë i mbrojtur sipas standardeve ndërkombëtare në fushën e mbrojtjes së dëshmitarëve dhe viktimave.
 

Prokuroria gjithashtu kërkon që mediat dhe qarqet e tjera të jenë të kujdesshme lidhur me dëshmitarin e mbrojtur dhe të respektohet ligji për mbrojtjen e dëshmitarëve të mbrojtur dhe identitetit të tyre.
 

Sot ka skaduar afati i hetimeve nga ana e prokurorëve lidhur me vrasjen e pesëfishtë, ndërsa nesër pritet të dorëzohet akuza nga ana e Prokurorisë, theksuan burime nga Gjykata për krime të rënda dhe korrupsion në Shkup.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›